Sot luhet Superkupa e Shqipërisë, fillon sezoni i ri futbollistik…

0
144

Sot nis sezoni i ri futbollistik në Shqipëri.

Në stadiumin “Elbasan Arena” në orën 20:00 do të luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë mes Tiranës, kampione e Shqipërisë dhe Teutës si fituese e Kupës.

Të dyja skuadrat janë në formë të mirë pasi momentalisht janë pjesë e raundit të dytë paraeliminator të Europa Leagues.

Egbo thotë se kjo për Tiranën nuk është një hakmarrje dhe pritet të bëjë ndryshime në formacion. Ndërsa Teuta është e motivuar për të bërë të vetin një tjetër trofe dhe për këtë është i bindur edhe trajneri Edi Martini.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here