Ish-deputeti i LSI, Përparim Spahiu akuzon kryeministrin Rama se nuk po e qeveris mirë vendin. Në një postim në rrjetet sociale, Spahiu thotë se janë mbyllur biznese dhe janë nxjerrë të papunë 57 mijë persona.
Sipas tij, qeveria nuk bën asnjë përpjekje për tu përshtatur me krizën dhe për ta përballuar atë.
“A ndjen njeri që ky vend po qeveriset, pasi qeveri ka, padyshim!? Mbyllen 33 mijë biznese, një e treta e tyre, duke nxjerrë të papunë 57 mijë persona dhe askush nuk flet, asgjë nuk thuhet.
Ashtu si dhe me pandeminë, që vetëm numërojnë të prekurit, ashtu dhe me çdo sektor, numërohen vetëm dëmet.
Asnjë analizë, asnjë incentivë, asnjë përpjekje për t’u përshtatur me krizën, madje pse jo, edhe përfituar nga ajo”, shkruan Spahiu.
Duke ironizuar kryeministrin Rama, ish-deputeti thotë se:
“Por, Nuk ka se si “të shkëlqesh” në kohë krize kur je i dështuar në kohë normale. Nuk mund të zgjidhësh kriza kur je i mbytur në korrupsion, kur e vetmja ekonomi që di të bësh është ajo e parave të pista.
Nuk mund të zgjidhësh kriza kur në kulimin e saj Ti do të zgjidhësh kufijtë me fqinjët. Si mund të zgjidhësh kriza Ti kur në kulmin e saj ulesh e mëson serbisht?”