Tirana me superfat në shortin e sotëm në Nyon sa i përket Europa League, pasi skuadra bardheblu që u eliminua në turin e dytë të Champions ndaj Crvena Zvezda, do të luajë direkt në playoff të Europa League dhe ka kaluar automatikisht pa luajtur turin e tretë.
UEFA ka shtuar një rregull, i cili saktëson se 2 prej 10 ekipeve kampione të eliminuara në turin e dytë mes të cilave ishte dhe Tirana, do të kalonin direkt në play off dhe jo në turin e 3-të.
Kështu, goglat kapën Tiranën dhe Ludogorets që tani kanë shansin të shkojnë në grupet e Europa League me një finale të fundit.
Bardheblutë fitojnë edhe 280 mijë euro pa luajtur aspak dhe sigurojnë, edhe në rast humbje, 300 mijë të tjera në playoff. Pra, praktikisht thuajse 600 mijë euro të sigurta që sot!