Nënkryetari i Partisë Demokratike, Edi Paloka reagoi pas fjalimit të kryetarit të PS, Edi Rama. Sipas Palokës, me këtë fjalim frymëzohet vetëm Taulant Balla.
“Filloi xhaja të zbuloj armiq të brendshëm, madje dhe të padukshëm… Këto janë shenjat kur fillon e të kap plakja keq, fillon dhe gjen armiq të padukshëm edhe brenda stanit që ke zgjedhur vetë.
Ka filluar të rrjedhe nga pleqëria, se nuk besoj se dikush ia ka mbushë mendjen se me këtë stil demode mund të frymëzojë ndokënd… veç Taulantit dhe shokëve të tij të Toyota Yaris”, shkruan Paloka.