Gjatë mbrëmjes së sotme, një i moshuar është gjetur i vdekur në fshatin Ploçë të Selenicës. 73- vjeçari Xh.M., dyshohet se është vetëvarur në derën e banesës. Policia raporton se nga kqyrja paraprake nuk ka shenja dhune, përveç atyre të vetvarjes.
Vlorë/Informacion paraprak
Në orën 19:49, në fshatin Ploçë të Selenicës, dyshohet se është vetëvarur me litar në derën e banesës së tij shtetasi Xh. M., 73 vjeç.
Nga këqyrja paraprake në trupin e pajetë nuk vërehen shenja dhune përveç asaj të shkaktuar nga vetëvarja.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të ngjarjes.