Oferta e Ramës për mandatin e tretë: Më besoni mua, Damianit, Elisës e Ilirit!

0
145

EDITORIAL

Forca politike që drejton vendin prej  dy mandatesh, ndërsa 4-vjeçarin e fundit e kishte timonin krejt e vetme, ka nisur përgatitjet për fushatën zgjedhore. Mandatet e errësirës rilindase do të mbahen mend padyshim gjatë nga shqiptarët, por jo për ato që sot propagandon Rama.

Në qëndrimin e tij para grupit parlamentar, kryeministri përcolli alternativën socialiste si më të mirën që mund të zgjedhin shqiptarët. Me nota superlative, a thua se në këto 4 vite nuk ishim ne që kaluam mbi kurriz mjerimin, emigracionin masiv e korrupsionin galopant, Rama tha se shqiptarët nuk mund ta kenë një alternativë më të mirë se ai si kryeministër dhe se grupi i PS-së si vendimmarrës për të ardhmen e tyre!

Ti marrim pak gjërat me radhë…

Që kryeministri Rama është në të drejtën e tij absolute për të kërkuar një mandate të tretë, këtë s’ka njeri që mund ta ndalojë. Është rregulli i demokracisë! Por njëkohësisht fakt mbetet edhe teza sipas së cilës pushteti rilindas ishte ai që e rrënoi më së shumti Shqipërinë në këto 30 vite tranzicion. Madje e ktheu atë mjaft hap pas.

Ekonomia po shënon sot ditët e saj më të këqija. Dhe kjo situatë nuk vjen vetëm si pasojë e krizës së pandemisë. Situata i ka rrënjët e thella te oligopolet e krijuara, te oligarkët pranë qeverisë që nuk lanë tender pa fituar e ndërkohë që biznesmenët e ndershëm u dyndën në gjoba e taksa. Është qeveria “Rama” ajo që e çoi borxhin në shifrën rekord mbi 80 % të GDP-së, duke sjellë rreziqe evidente për ekonominë shqiptare në të ardhmen.

Flasim më tej për rendin e sigurinë dhe luftën kundër krimit të organizuar. Rilindja erdhi si qeveria që do të shfaroste krimin dhe po e mbyll si aleatja më e madhe e tij. Me një ministër të Brendshëm që është ne hetim për bashkëpunim me trafikantët, një tjetër që u dorëhoq pasi i vëllai ishte pjesë e trafikut të narkotikëve e ndërsa ky i fundit do të mbahet mend si gjenerali i gazit. Gjatë gjithë pushtetitrilindas, krimi mori krah. Kanabisi u kthye në fenomen mbarëkombëtar, aq shumë sa kronikat e mediave të huaja vetëm për trafikun që bvinte nga Shqipëria flisnin për vite me radhë.

Arsimi mbetet po ashtu një ndër pikat më të dobëta të kësaj qeverie. Në më shumë se 7 vite asnjëherë rilindasit nuk mundën të aplikonin një strategji të qartë për arsimin, ku kryeshkelja mbetet ligji i arsimit të lartë. Po ashtu maturantët u hasën me qindra pengesa për shkak të paaftësisë së ministrisë, kujtojmë këtu fabulën e famshme të turit të këtij viti. Me mijëra të rinj braktisën vendin përgjatë pushtetit rilindas si kurrë më parë pasi nuk e shihnin të ardhmen e tyre në Shqipëri. Rilindja vrau shpresat e të rinjve, modeli i saj i antivlerave goditi rëndë të rinjtë.

Të kalojmë te shëndetësia. Pandemia nxorri zbulluar gjithë propoagdnën rilindase për sistemin shëndetësor. Në spitalet tona mungonin edhe kushtet më minimale të trajtimit, ndërsa paratë e shtetit shkuan për PPP-të e famshme, ku përfitues ishin miqtë oligarkë pranë qeverisë. Premtimi madhor për shëndetësi falas që në 2013 nuk u bë asnjëherë realitet. Por më e keqja ishte se gjithnjë e më shumë, shtetit zbuti buxhetin për shëndetësinë, duke e kthyer këtë sektor nga një prioritet në një sektor tenderash e PPP-je.

Janë të shumta gjëmat e rilindjes në këto 7 vite në vend, duke shkakutar plagë të thella të familjet shqiptare. Qeveria pasuroi miqtë e saj, ndërsa për qytetarët e thjeshtë nuk u interesua asnjëherë. I la ata në mëshirë të fatit. Madje i dhunoi, i grabiti, ju mori shpirtin me taksa e tatime sa shumica e sipërmarrësve detyruan në faliment.

Ndërsa sot Rama del para shqiptarëve, duke ju prezantuar atë që e cilëson si alternativën socialiste por që në fakt të gjithë e njohim si “gjëma rilindase”. Rama na thotë të votojmë sërish atë si kryeministër, që të jetë sërish ai në karrige, të mbajë të njejtët olirgakë pranë vetes, të qeverisë si një autoritar pa pyetur për ligje e të drejta e në fund të na thotë: “ kaq munda, kaq bëra’.

Rama na thotë të votojmë Damianin e “tërmetit të Dibrës”, njeriun simbol të vjedhjes e tjetërsimit të votës.

Rama na thotë të votojmë, Elisën e “Skënderbeut”  dhe të “Doganave”, njeriu që ktheu në simbol lëpirjen për shefin, ndërsa mbahet mend gjatë për uljen e ngritjen e traut sipas qejfit.

Rama na thotë të votojmë Ilir Beqjen, njeriun që ndryshe njihet edhe si mamuthi i korrupsionit në shëndetësi.

Rama na thotë të votjomë lindita Nikollën, njeriu që e ktheu përmbys edhe ato pak arritje që ishin në arsim, duke kthyer antivlerat në sistem.

Këta janë emrat e alternativës së re të rilindasve, as më shumë e as më pak, ata që urrejtjen poullore e kanë fituar me kohë! Pra shkurt, Rama po na ofron rrënimin final si alternativë! Ka kush e beson këtë herë? !

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here