Sandër Lleshaj, i keqpërdoruri dhe i anashkaluari i madh nga Rama

0
155

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, një nga ata që demonstroi më shumë devocion ndaj rilindjes dhe shefit, që lëshoi edhe gaz lotsjellës ndaj qytetarëve për të shtypur protestat, ai që ka mbajtur qendrime e deklarata shumë të hidhura dhe provokuese ndaj opozitës, nuk është caktuar sot nga Edi Rama si drejtues politik në ndonjë qark të vendit, për zgjedhjet që po vijnë, sipas të dhënave që kanë dalë në media.

Edi Rama ka vendosur sot në krye të qarqeve, siç e do logjika, njerëzit më të besuar dhe më elektoralë që ai ka. Sandër Lleshaj del se, sipas Ramës, nuk është as i besuar, as elektoral sa duhet.

Tradicionalisht, Ministri i Brendshëm i një mazhorance, ka qenë drejtues politik në një zonë të caktuar në zgjedhje, me peshë madje, pasi është një figurë kyçe e një organizate, e një partie.

Vetëm me Sandër Lleshajn kjo nuk ka ndodhur. Kujtojmë se Saimir Tahiri ishte drejtues politik i Tiranës, Fatmir Xhafaj ishte po ashtu faktor, më herët Flamur Noka, Lulzim Basha, Bujar Nishani apo Sokol Olldashi.

Në vend të Lleshajt, Rama ka zgjedhur për Lezhën, Lindita Nikollën.

Ka edhe ministra të tjerë që nuk janë caktuar sot nga Rama si drejtues politikë. Por ka një kontradiktë në rastin e Sandër Lleshajt. Teksa Kryeministri i beson ministrinë më të rëndësishme në vend, nuk i beson nga ana tjetër drejtimin e një qarku në zgjedhje.

Diçka ka ndodhur mes të dyve. Prej kohësh, filtet se ka një krisje në këto raporte.

Por sot, gjithçka u bë zyrtare.

Kushedi se si zien këtë pasdite kupola e rilindjes. E qartë është se Rama ka treguar se tek disa e ka humbur besimin. Dhe më e forta ndarje, duket kjo me Ministrin e Brendshëm./Mapo

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here