Gëlltiti kokrrën e fasules, mjekët shqiptarë shpëtojnë foshnjën 9-muajshe

0
143

Një foshnjë vetëm 9 muajshe i është nënshtruar një ndërhyrje, pasi kishte gëlltitur një kokërr fasule. Kanë qenë mjekët e ORL-së në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës i kanë shpëtuar jetën foshnjës me përkatësi etnike serbe, duke ia larguar një kokërr të fasules nga bronku kryesor i mushkërisë së djathtë.

“Ndërhyrja ka zgjatur rreth 40 minuta dhe trupi i huaj është larguar me procedurën e quajtur bronkoskopi. Foshnja e gjinisë mashkull nga komuniteti serb, me vendbanim në Komunën e Kamenicës, ishte dërguar, fillimisht, në Spitalin e Gjilanit. Pas problemeve të theksueshme me frymëmarrje, mjekët e kanë intubuar pacientin dhe me urgjencë e kanë nisur në Prishtinë”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

Ndërkohë, nëna e fëmijës, Milica Stojkoviq ka falënderuar mjekët për punën e bërë. “Jashtëzakonisht jemi të kënaqur me mënyrën se si është trajtuar foshnja jonë. Nuk kam fjalë ta përshkruaj. Këtu njerëzit nuk dallohen në bazë të nacionalitetit. Çdo serb që ka probleme shëndetësore, mund të vijë këtu pa asnjë problem”, tha ajo.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here