Këtë mbrëmje në qytetin e Vlorës, po mbahen festime për nder të 100 vjetorit të Luftës së Vlorës.
Në këtë ceremoni ku protokolli duhet të jetë rigoroz dhe larg ngjyrave politike të momentit, në momentin që ka mbërritur kryeministri Rama, Monumenti i Pavarësisë është veshur me ngjyrën mavi të Rilindjes.
Një provokim i hapur ky dhe i pabesë njëkohësisht nga organizatorët të cilët duke ushtruar servilizmin e tyre ndaj shefit kanë nxitur njëkohësisht edhe provokimin në një ceremony ku ka edhe njerëz të cilët nuk i lidh asgjë me mavinë e Rilindjes.