“Hatërmbetja e socialistëve dhe e votuesve, buron nga mënyra se si Rama e ka strukturuar PS-në”

0
163

Nga Ilir Vrenozi

 

Hatërmbetja e socialistëve dhe e votuesve të PS, buron nga mënyra se si Edi Rama e ka strukturuar PS-në. Ai u ka vënë mbi krye socialistëve të vjetër e të hershëm, mjaftistët e G99 dhe mjaftistëve u ka dhënë postet kryesore, duke mos përfaqësuar kështu meritokracinë partiake. Për më tepër, duke bërë emërime me ndikim familjar. Mjaftistët G99
janë sot grupim i cili i komandon dhe inkeqtrajton socialistët. Në ideologjinë dhe organizimin e partive të majta siç ka qenë PS, qëndrojnë tri shtylla; anëtari, lufta e klasave dhe autokritika. Anëtari Partisë Socialiste sot, nga shtyllë mbajtëse e partisë, ka përfunduar në ushtar të Mjaft-G99-ës dhe jo vetëm Mjaft-G99-ës por edhe ushtar i personave privatë, pa lidhje me PS, të cilët Edi Rama i ka afruar dhe ua ka dhënë partinë socialiste nën patronazh

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here