Kryemadhi me të rinjtë e njësisë nr.1/ “E ardhmja do të jetë e rinisë”

0
137

Megjithëse kampingu i Jalës u mbyll për vitin 2020, kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka vijuar takimet e saj. Ato janë përqendruar me të rinjtë. Për LSI, rinia është e ardhmja e vendit dhe roli i saj duhet të jetë me i madh në qeverisje. Pas takimit në Pogradec, këtë të enjte Kryemadhi është ndalur në një takim me të rinj të njësisë numër 1. Ai është zhvilluar në ambient të hapur ku të rinjtë i kanë shprehur mendimet e tyre kryetares së LSI dhe kanë bashkëbiseduar me të. Në fjalën e saj, Kryemadhi i bëri thirrje të gjithë të rinjve që të bëhen pjesë e LSI dhe njëkohësisht pjesë e ndryshimit. E ardhmja u shpreh ajo do të jetë e rinisë.

‘Sot jam me çunat dhe gocat e Njësisë Nr. 1. Doja të përshëndesja të gjithë djemtë dhe vajzat e Tiranës, të gjithë djemtë e lagjeve të Tiranës, të cilët sot në këto ditë të pamundura të pandemisë, ku bizneset janë mbyllur, ku shkollat janë të mbyllura, ku mundësitë ekonomike për familjet e tyre janë shumë të pakta, do doja t’i përshëndesja dhe t’i ftoja të gjithë së bashku për t’u bërë pjesë e ndryshimit të madh që po i vjen Shqipërisë. Çunat e Tiranës janë e ardhmja e Tiranës, janë e ardhmja e Shqipërisë. Janë ata të cilët do ta bëjnë Shqipërinë shtëpinë e tyre, sepse për atë ëndërrojnë’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here