Paris Hilton flet për lidhjet e saj abuzive: U godita, u kapa në mënyrë agresive! Durova gjëra që askush nuk duhet t’i bënte…

0
115

Trashëgimtarja e famshme, Paris Hilton ka treguar për revistën “People”, për peripecitë që ka kaluar në pesë nga marrëdhëniet e saj.

Hilton është shprehur edhe për lidhjet e saj abuzive, fill pasi tha ditë më parë se kishte qenë e abuzuar edhe në konviktin e shkollës së saj, ‘Provo Canyon School’ në vitin 1990.
Ajo pohon me dhimbje, se gjithçka e ndodhur në konvikt, i ka ndikuar asaj në të gjithë jetën.

“Nga momenti kur u zgjova derisa shkova në shtrat, ajo (punonjësja e koviktit) ishte gjithë ditën duke bërtitur në fytyrën time, duke bërtitur kundër meje, tortura të vazhdueshme.
Stafi na thoshte gjëra të tmerrshme. Ata vazhdimisht më bënin të ndjehesha keq me veten dhe më ngacmonin. Ata ishin abuzivë fizikisht, duke na goditur dhe mbytur”, shprehet Hilton.

Gjithashtu, ajo tregon edhe për marrëdhëniet me disa nga të dashurit që ka pasur në të shkuarën. 

“Unë kam kaluar marrëdhënie të shumta abuzive. Unë u mbyta, u godita, u kapa në mënyrë agresive. Unë durova gjëra që askush nuk duhet t’i bënte. Ata më dukeshin njerëz të mirë, por më pas nxirrnin fytyrat e vërteta. Ata nisnin të bëheshin xhelozë, ose përpiqeshin të më kontrollonin. Dhe më pas vinte një pikë ku ata do bëheshin abuzivë fizikisht, verbalisht dhe emocionalisht”.

Paris Hillton, tregon kështu se përmes abuzimesh të tilla ti nuk mund ta kuptosh kurrsesi, nëse je duke jetuar një romancë apo një horror.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here