Një kompani nga Ohajo, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka prodhuar ShieldPod, një lloj mburoje transparente për të mbrojtur veten dhe të tjerët nga koronavirusi.
Mbrojtja, e cila arrin deri në bel, është transparente, në mënyrë që të shihet fytyra dhe ju lejon të keni krahët e lirë.
Fillimisht u krijua për të mbrojtur punonjësit e kujdesit shëndetësor nga ekspozimi i mundshëm, por falë një përmirësimi në model tani është disponueshëm për të gjithë. Kostoja është 67 euro.