Kryemadhi: Rinia është forca njerëzore, që Rilindja i trembet si djalli temjanit

0
188

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi në një reagim ne Facebook shprehet se “Rilindja” nuk mund të realizojë asnjë nga aspiratat e rinisë, sepse qëllimi i saj është t’i largojë nga vendi, t’i kthejë në emigrantë.

Rinia është forca njerëzore, thotë kryetarja e LSI-së që Rilindja i trembet si djalli temjanit, pasi sipas saj, ata nuk mund të blihen, as të shiten, e vetmja mundësi që i ofron qeveria e korruptuar dhe e paaftë.

Postimi i plotë:

Rinia është forca dhe shpresa e ndryshimit rrënjësor që i nevojitet Shqipërisë. Ata nuk kanë nevojë për lëmoshë qeveritare në prag zgjedhjesh, as për premtime që ngelen në fletëpalosjet elektorale. Ata meritojnë mundësinë për të konkurruar, jo vetëm në politikë, por në arsim, në punësim, në biznes.

Rilindja nuk mund të realizojë asnjë nga aspiratat e rinisë, sepse qëllimi i saj është t’i largojë nga vendi, t’i kthejë në emigrantë. Rinia është forca njerëzore, që Rilindja i trembet si djalli temjanit. Ata nuk mund të blihen, as të shiten, e vetmja mundësi që i ofron qeveria e korruptuar dhe e paaftë.

LSI ka programin, këmbënguljen, angazhimin e saj, që të ofrojë arsim cilësor, punësim të mirëpaguar sipas meritokracisë, çlirim të tregut dhe të ekonomisë.

Këto nuk janë premtime elektorale, por angazhime kombëtare, që rinia të ndërtojë të ardhmen e saj në atdhe sepse Shqipëria është shtëpia e çdo shqiptari!

Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi
Fotografia e Monika Kryemadhi

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here