Nis takimi i Presidentit Meta me kryetarin e PD/ Basha: President, e vlerësoj ftesën tuaj

0
145

Ka nisur në orën 12:00, takimi i Presidentit Ilir Meta me kryetarin e PD, Lulzim Basha, për t’u konsultuar mbi ditën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare.

Kryetari i PD është i shoqëruar nga Oerd Bylykbashi, përfaqësuesi i PD në Komisionin e Reformës Zgjedhore.

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka pritur në Presidencë kreun e PD-së, Luzim Basha për caktimin e datës së zgjedheve të përgjithshme në 2021. Në këtë takim, Basha është shoqëruar nga Oerd Bylykbashi.

Kreu i shtetit tha: “Faleminderit për disponimin tuaj si përfaqësues të PD-së, si opozita kryesore dhe opozitës në tërësi. Mendoj që caktimi i datës është pjesë e përgatitjeve për një proces sa më dinjitoz e gjithëpërfshirës e duke parë hapësirat e Kushtetutës, kërkojmë të jetë një datë sa më e pranueshme.”

Kryetari i PD, Basha, nga ana e tij, tha: “E vlerësoj shumë ftesën si kryetar i PD dhe i aleancës opozitare…”

Dy aleatë të PS-ë, që u konsultuan me Presidentin sot, propozuan datën 18 prill për zhvillimin e zgjedhjeve parlamentare.

Pjesë nga biseda

Basha: Si kalove, si jeni? Më fal! *çohet prapë dhe takon Tedi Blushin.

Ilir Meta: Jemi në përgatitje të një procesi sa më gjithpërfshirës, për të gjetur një datë sa më të pranueshme.

Basha: Faleminderit zoti President e vlerësoj ftesën tuaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here