Fushata e kryeministrit në Durrës nis fiks siç i ka hije atij. Me 30 milion euro para publike që i transferohen aleatëve të rinj në PS, për të blerë shërbimet e tyre kriminale për zgjedhjet e ardhshme.
Këto para publike, sqaron gazetari Klodian Tomorri, do t’i transferohen një politikani të rëndësishëm në qytetin bregdetar dy ditë më parë, kur Autoriteti Portual i Durrësit hapi një tender 3.7 miliardë lekë ose 30 milionë euro për të dhënë menaxhimin dhe operimin e terminalit të konteniereve tek privati për 5 vjet.
Në fakt, tenderi me firmën e drejtorit Pirro Vengu, sipas gazetarit është një koncesion i maskuar, që privatizon buxhetin e Autoritetit Portual të Durresit, ndërsa procedura e prokurimit një aferë e pastër kamikazësh.
Është e qartë që ky tender është një mekanizëm financimi dhe shpërblimi për bandën e re që është vënë në shërbim të kryeministrit.
Ironia është që vullnetin e qytetarëve duan ta blejnë po me paratë e qytetarëve, kjo sepse për ta qytetarët janë thjesht qenie pa dinjitet vullnetin e të cilëve mund ta blejnë dhe ta shesin sa herë t’u teket!
Gazetari Klodian Tomorri në një shënim në Facebook e ka quajtur kamikaz, drejtorin Pirro Vengu i cili sipas tij është vënë në shërbim të një biznesmeni të fuqishëm në Durrës i cili qëndron pas një firme bullgare, tashmë e përzgjedhur për të menaxhuar terminalin e kontenierëve në Portin e Durrësit. Sipas Tomorrit e gjithë procedura është ulëritëse: Kalimi i parasë publike tërësisht në llogari private ndërsa bëhet fjalë për shuma marramendëse deri në 750 milionë lekë dhe procedura e cila kërkon tenderim ndërkombëtar por në fakt është reduktuar në kohë dhe përzgjedhje nga 52 ditë në 20 ditë.
Reagimi i plotë
Kamikazi 30 milione euro i Portit
Dy dite me pare, Autoriteti Portual i Durresit hapi nje tender 3.7 miliarde leke ose 30 milione euro per te dhene menaxhimin dhe operimin e terminalit te konteniereve tek privati per 5 vjet. Ne fakt, tenderi me firmen e drejtorit Pirro Vengu, eshte nje koncesion i maskuar, qe privatizon buxhetin e Autoritetit Portual te Durresit, ndersa procedura e prokurimit nje afere kamikazesh.
Sipas dokumentave, kompania e perzgjedhur do te menaxhoje dhe operoje terminalin e konteniereve per 5 vjet dhe per kete sherbim do te paguhet 30 milione euro nga Autoriteti Portual. Kompania private nuk ben asnje investim dhe asnje shpenzim mirembajtje te infrastruktures se Portit. Thjesht ngarkon-shkarkon kontenieret dhe paguhet me shifren e majme nga Autoriteti Portual, nderkohe qe investimet dhe mirembajtjen do e kryej vete Autoriteti me para publike. Kjo e ben koncesionin praktikisht nje instrument te transferimit te parave publike ne llogari private.
Praktikisht permes ketij koncesioni, Autoriteti Portual ka transferuar te gjithe fitimin e nje ndermarrje publike tek nje biznes privat. Ne vitin 2018, fitimi i terminalit te konteniereve ishte sipas te dhenave zyrtare 430 milione leke. Permes koncesionit, Autoriteti Portual i transferon privatit, 750 milione leke ne vit. Ky eshte nje mekanizem i paster i transferimit te parase publike ne llogari private.
Ky eshte objekti ulerites i koncesionit. Procedura e Prokurimit eshte edhe me uleritese. Sipas ligjeve ne fuqi, cdo procedure prokurimi me vlere mbi 1 miliarde leke duhet te jete e hapur dhe nderkombetare. Autoriteti Kontraktor eshte i detyruar qe pasi te shpalle garen te beje njoftim ne gazetat nderkombetare dhe te vendos nje afat te pakten 52 dite per dorezimin e ofertave, per t’u lene kohe sa me shume kompanive qe te marrin pjese ne tender. Kjo rrit konkurrencen ne tender dhe ul koston qe paguajne qytetaret.
Por ne vend te tenderit te hapur nderkombetar qe dikton ligji i prokurimeve, Autori Portual i Durresit ka zgjedhur nje procedure te kufizuar, thuajse prokurim te drejteperdrejte, qe zhvillohet me dy faza. Fillimisht Autoriteti Portual njofton kompanite te shprehin interes, skualifikon ato qe sipas tij nuk plotesojne kriteret dhe kompanine ose kompanite e kualifikuara i fton te dorezojne ofertet ekonomike. E gjithe kjo procedure zhvillohet brenda vetem 20 diteve duke asgjesuar praktikisht konkurrencen ne gare dhe duke e servirur koncesionin e maskuar, atje ku eshte paracaktuar.
Nen ze flitet se koncesioni eshte pergatitur per nje kompani bullgare, pas te ciles qendron nje politikan i fuqishem ne Durres. Gjithcka thuhet se ka nisur nje vit e ca me pare, gjate nje vizite ne Athine, ku ka qene i pranishem edhe vete kryeministri Edi Rama.
Koicidencat ne gjithe kete histori jane te shumta. Vete drejtori i Autoritetit Portual zoti Vengu, eshte nenshtetas grek, qe para disa vitesh, kur punonte ne Ministrine e Jashteme, i pat ardhur edhe fletethirrja per ushtar nga shteti grek. Njekohesisht ne ate kohe, opozita shqiptare sapo kishte djegur mandatet, por nje numer i vogel deputetesh vendosi te qendroje ne Parlament, dhe me sa duket, nderet shlyhen me ndere. Kjo ishte dhe pikenisja e koncesionit.