Vetëm 10 minuta takim, Rama pranon çdo datë zgjedhjesh përveç 2 majit…

0
150

Kreu i shtetit Ilir Meta ka publikuar pamjet e takimit të shkurtër në Presidencë me kryeministrin Edi Rama për caktimin e datës së zgjedhjeve parlamentare.

Rama shoqërohej në takim nga Taulant Balla. Me të hyrë në zyrën e kreut të shtetit, ky i fundit nisi të shpjegonte përse i kishte thirrur konsultimet me përfaqësuesit e partive. Takimi zgjati rreth 10 minuta.

Në fund të fjalës së tij para kamerave, Meta ka pyetur Ramën dhe Ballën nëse duan çaj apo kafe. Burime nga takimi thonë se kryeministri ka pranuar çdo datë për zgjedhjet, përveç 2 majit që përkon me festën e pashkëve ortodokse.

Më herët PS ka thënë publikisht se preferon 9 majin për zgjedhjet e ardhshme, datë që përkon edhe me Ditën e Europes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here