Zbulohen 4 raste të reja me koronavirus në Sarandë, dy prej të infektuarve janë kolegë në një biznes privat

0
173

Janë evidentuar 4 raste të reja me koronavirus në qytetin e Sarandës. Gazetarja Shpresa Dine raporton për “Balkanweb” se përgjigja e tyre ka ardhur sot në NJVKSH të Sarandës. Menjëherë është kryer karantimi i të infektuarve me Covid-19. Për këtë rast, ka nisur hetimi epidemiologjik. Dy prej të infektuarve me virus janë kolegë në një biznes privat. Shqipëria vazhdon të raportojë shifra relativisht të larta për çdo ditë në raport me numrin e popullatës. Vetëm në 24 orët e fundit, MSH deklaroi se janë infektuar me koronavirus 116 persona, ndërsa 5 pacientë humbën jetën.

Qeveria dhe institucionet shtetërore kanë këshilluar qytetarët që të mbajnë maska dhe të kenë kujdes, duke mbajtur distancën sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here