Juristi i njohur deklaratë të fortë: Rilindja ka si qëllin të vjedhë votat në zgjedhjet parlamentare! Rama do të tentojë të bëjë çdo gjë, për t’i shpëtuar….

0
120

Gerdjan Xhanari, jurist, në intervistën për gazetën “Telegraf”, duke iu referuar qëllimit të kryeministrit Rama, që në Reformën e re Zgjedhore, të ndalojë koalicionet parazgjedhore shpjegon se ky është një një veprim i njëanshëm, nuk ka konsensusin e gjerë politik, siç e kërkon Kushtetuta,  është fryma e rëndë autoritare dhe tashmë diktatoriale për të luajtur me ligjin themeltar, në dëm të demokracisë. Juristi Xhanari e argumenton  këtë “çmenduri politike” se  Edi Rama në praktikë çon votat e qytetarëve të hedhura kundër tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar , që nuk prodhojnë  dot mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste, sepse numërimi i votave dhe ndarja  e mandateve do të bëhet me mënyrën e tanishme të Kodit Zgjedhor.

 

-Zoti  Xhanari, mendoni se votimi i ndryshimeve kushtetuese nga ana e mazhorancës, dhe satelitëve të saj në Parlament, ishte një veprim që solli një përmirësim juridik në sistemin zgjedhor, apo është një veprim politik?

– Në 30 -vite të ekzistencës së sistemit demokratik në Shqipëri, në asnjë rast, ndryshimet juridike për të rregulluar dhe përmirësuar standardet zgjedhore në respektim të parimeve kryesore, janë kryer, pa asnjë ekuivok, me një dakortësi sa më të gjerë, apo të paktën me një marrëveshje bilateral- konsensuale, ndërmjet forcave kryesore të politikës në Shqipëri. Dhe kjo është diçka e pashmangshme, duke menduar  se në brishtësinë  e marrëdhënieve  politike midis partive, marrja e vendimeve në mënyrë të njëanshme, do të sillte pasoja të pariparueshme në mënyrën sesi duhet manaxhuar një sistem i tërë që sanksionon të drejtën e votës në Shqipëri.  Që të jetë një vendim i drejtë dhe me një bazë të fortë konotacioni juridiko-profesional, duhet të jetë marrë mbi bazën e një dakortësie me bazë të gjerë parlamentare, për probleme të shfaqura në zgjedhjet parardhëse, dhe që vjen si pasojë e raporteve të institucioneve të  specializuara kombëtare  dhe ndërkombëtare. Mendoj se është një veprim i njëanshëm  dhe “i çmendur” politik, me qëllim prishje dhe shkatërrimi edhe të atyre elementëve  shumë të mirë që kemi arritur në zgjedhje të ndryshme dhe në standarde të larta.

– Pse e konsideroni si një veprim të ardhur si pasojë e një “çmendurie politike” të një kandidati për diktator?

– Në radhë të parë,  se të gjitha forcat politike kishin arritur një marrëveshje për të krijuar një Këshill Politik, i cili me bekimin edhe të partnerëve tanë ndërkombëtare, po krijonte  një shtrat të mirë, për të realizuar zgjedhjet e rradhës, të cilat duhet të kapërcenin turpet dhe grabitjet e votës së njerëzve, në vitin 2016 dhe 2017.  Dhe puna e këtij Këshilli ishte duke u zhvilluar në një klimë të qetë dhe në shina demokracie.

Në rradhë të dytë, sepse me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtare, po vendosej një standard i ri edhe në implementimin e rekomandimeve të organizmave ndërkombëtare në këtë fushë si OSBE-OHDIR.

Në rradhë të tretë, po implementoheshin edhe elementë të rinj ( identifikimi biometrik etj),  si masa parandaluese për abuzimet, vjedhjet dhe grabitjen e votës së qytetarit, në mënyrë masive, duke deformuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të mëparshme në 2016 në Dibër dhe zgjedhjet e përgjithshme në 2017.

Pra, në frymën e kësaj klime të një konsensusi të gjerë, nga Kryetari i Rilindjes, ndërmerret një veprim i njëanshëm, dhe ajo që është më shqetësues, është fryma e rëndë autoritare dhe tashmë diktatoriale për të lozur me ligjin themeltar, në dëm të demokracisë dhe në funksion të autokracisë individuale të një individi.

 Cili është qëllimi i vertetë i kësaj “çmendurie individuale politike”?

– Frika e madhe nga  humbja e sigurtë, si pasojë e rënies drastike të besimit në popull të këtij sekti shkatërrues dhe antikombëtar, siç është “Rilindja”. Është e kuptueshme që ndryshime të tilla, të Kushtetutës, pa dakordësi, por vetëm me kartonat e “pupaçeve rilindas” dhe  “tellallëve  të blerë”  të cilët u bëjnë fresk në sallën e Parlamentit. Me koalicionin e madh përpara tij, Sekti “Rilindas” dhe i pari i tyre, që tashmë ndihen të tmerruar nga humbja e pushtetit, vetëm çmenduri mund të bëjnë. Por fundin e tyre, e ndjejnë çdo ditë edhe idhtarët rilindas,  e ndjejnë “bandat e krimit” si partenerë seriozë të “Rilindjes”, e ndjejnë edhe vetë Kupola e Lartë e “Rilindjes”, e ndjejnë  edhe partnerët  tanë ndërkombëtarë.  Dhe frika  shtohet  kur e kupton se zgjidhja e vetme është vendosja e drejtësisë, dënimi i krimeve që kanë bërë.

– Heqja e koalicioneve parazgjedhore, ështe pjesë e “çmendurisë”, politike?

– Çdo tentativë e Sektit “Rilindas”, për të bërë ndryshime të njëanshme, është një “çmenduri politike”, me qëllimin e vetëm për të vjedhur dhe grabitur votat.  Duke e kuptuar se tashmë, “tërmetet” në Dibër” apo “krehjet” e listave, në Shijak, nuk do ketë më kush t’i bëjë, dhe se “akulloret” e kanë kuptuar se mund të shkrijnë të gjitha, atëhere i është drejtuar vjedhjeve me ligj dhe me Maliq. Besoj se nuk të harroni propozime të tillë si “administratë zgjedhore e pavarur” dhe të mbushur me punonjës “të pavarur”,  të administratës shtetërore!! A thua se njerëzit nuk e dijë se administrata shtetërore e shtuar me më shumë se 120 mijë veta , vetëm në 8 vitet e fundit, është e mbushur me militantë partiakë.  Edhe ndryshimi për  shbërjen e koalicioneve parazgjedhore të përbëra nga bashkesi partish politike, është pjesë e strategjisë për të grabitur votën dhe ‘fituar” zgjedhjet në tavolinë. Të mos harrojmë se falë këtyre koalicioneve, të përcaktuara në ndryshimet kushtetuese të 2008 të propozuara nga “Opozita rilindase”, Rama erdhi në pushtet.  Ai ka frikë nga fuqia e një populli,  sepse ato 1 milionë shuplakat e 2013, shumë shpejt do kthehen në 1 milionë “shkelma “.

– A mund të na shpjegoni kush është “kleçka” antikushtetuese, në zhbërjen e koalicioneve parazgjedhore?

– Shikoni, se kush është djallëzia në këtë vendim. Rama kërkon që zgjedhjet  të bëhen me ndryshimet e reja kushtetuese, por numërimi dhe përllogaritja e votave, të bëhet me formulën e vjetër. Në sistemin që kishim në bazë koalicionesh kishim një formulë për përllogaritjen e mandateve brenda një koalicioni. Kështu psh, në koalicionin e djathtë, votat e partive të vogla të djathta brenda koalicionit, që nuk mjaftonin për të marrë një mandat, i kalonin partise së parë që renditej e para, brenda këtij koalicioni. Por që ishin vota gjithmonë të spektrit të djathtë. Ndërsa tani, Rama nuk i do koalicionet dhe do që partitë të hyjnë të veçuara, por votat dhe mandatet kërkon t’i përllogarisë sipas variantit të vjetër. Me ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, Edi Rama në praktikë çon votat e qytetarëve të hedhura kundër tij, për partitë e vogla të koalicionit opozitar që nuk prodhojnë dot mandate opozitare, si vota për Partinë Socialiste. Pra, vota kundër Ramës, sipas propozimit të Ramës, do të duhet të prodhojnë mandate për Ramën”.  Tani, nëse dikujt kjo i duket normale, atëhere ky dikush,  o është vetë Rama, apo Balla, ose bën pjesë të grupi i “TRUSHPLARËVE”.

– A do ndalet Rama në vazhdën e “çmendurive” të tjera politike?

– Rama do të tentojë të bëjë çdo gjë, për t’i shpëtuar ndëshkimit të drejtësisë. Dhe të vetmen shpresë e ka te “oqeani”  i madh i tij i padrejtësive, vjedhjeve, dhe paudhësive të sektit që e rrethon. Por, shumë shpejt, do të mbytet brenda këtij oqeani.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here