Një 25-vjeçar i shpallur në kërkim nga policia është arrestuar ditën e sotme nga efektivët e Policisë së Shijakut. I riu i identifikuar si Klajdi Reka kërkohet nga uniformat blu pasi GJKKO e ka dënuar me shtatë vite burg për trafikim të lëndëve narkōtike. Ai kërkohej që prej muajit maj të vitit të kaluar. Tashmë ndaj tij rëndon akuza për veprën penale ” Trafikimi i lëndëve narkōtike”.