Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, znj. Vjosa Osmani, ka dhënë gjykimin e saj për marrëveshjen Kosovë – Serbi dhe arritjet e delegacionit kosovar në Uashington.
Në mesazhin e saj në Fb, Osmani shprehet se Delegacioni i Kosovës nuk i solli vendit, tetë premtimet e mëdha që kishte bërë:
“Njohja nga Izraeli është një prej njohjeve më të rëndësishme që i ka ardhur Kosovës qe një kohë të gjatë, – shkruan Osmani. – Kjo edhe njëherë dëshmoi se që nga shpallja e pavarësisë sonë, Shtetet e Bashkuara kanë rol ekzistencial në përkrahjen dhe konsolidimin e subjektivitetit ndërkombëtar te Kosovës.
Në anën tjetër, delegacioni i Kosovës nuk arriti t’i sjellë vendit pikërisht ato që i premtoi qytetarëve dhe Kuvendit qe një kohë të gjatë:
Njohjen e ndërsjellë me Serbinë
Mosnegociimin e shfrytëzimit të resurseve (siç është Ujmani)
Mospranimin e Mini-Schengenit (ose siç e quanin mini-Jugosllavi)
Mosprekjen e kushtetutës dhe deklaratës së pavarësisë (meqë për 1 vit u hoq dorë dhe u shpall moratorium mbi nenin 17 të kushtetutës dhe nenet 8 e 9 të deklaratës së pavarësisë)
Rezultate konkrete për të pagjeturit
Dëmshpërblim për reparacionet e luftës
Përgjegjësi të Serbisë për krimet e kryera në Kosovë
Eliminim të plotë të barierave jotarifore që Serbia i ka vënë Kosovës.