Pas fitores ndaj Bjellorusisë në transfertë, Shqipëria do të luajë si vendase ndaj Lituanisë ditën e nesërme, në ndeshjen e dytë për Ligën e Kombeve. Përpara kësaj sfide, duke filluar nga ora 18:00 në konferencë për shtyp ka dalë trajneri i Kombëtares, Edi Reja dhe kapiteni, Elseid Hysaj.
Reja është shpehru se do të jetë një ndeshje e v/shtirë pasi Lituania luan mirë me topin. “Do jetë një ndeshje e vështirë, Lituania ka një skuadër që luan mirë me topin dhe janë shumë të shpejtë. Kam besim te ekipi im. Nuk e di si do jetë gjendja e lojtarëve. Mund të bëjmë 3-4 ndryshime. Më duhet të jem i kujdesshëm në zgjedhjet e mia. Lituania humbi ndeshjen e parë, por pas humbjes do kërkohet një rezultat pozitiv.
Përsa i përket sulmit. Kam rastin e Cikalleshit i cili është i lodhur dhe ka probleme fizike. Për mbrojtjen nuk kam shqetësim, pasi mbrojtësin nuk janë lidhur shumë. Kam edhe Mihajn, i cili është kandidat për të luajtur.
Për mesfushën, Bare dhe Abrashi janë lodhur shumë dhe po shikoj për të bërë ndonjë ndryshim. Nuk e di nëse Hysaj do të jetë në formë të mirë siç ishte ndaj Bjellorusisë. Duhet të jem i kujdesshëm për të mos i rrezikuar.
Ndaj Bjellorusisë isha i kënaqur me rezultatin, por rruga nuk do jetë e lehtë. Nuk besoj se do ketë eufori. Do mbajmë insitet të lartë. Nuk isha i lumtur me sulmin që nuk ndihmuan në prapavijë. Në fillim nuk u bë ndeshja që ne donim, pasi jemi mësuar të bëjmë presing.
Ne kishim shumë muaj pa luajtur bashkë dhe ishte e vështirë për ta përgatitur ndeshjen. Jam i kënaqur me lojtarët që shpenzuan shumë energji, ndaj Bjellorusisë, që ishin në fushë prej një kohe të gjatë.
Roshi në sulm? Roshi është nga ata lojtarë që futet në lojë dhe zgjidh ndeshjen. Unë do doja që të luajë më shumë ai, por është problem i modulit. Unë nuk mund të ndryshoj dot modulin në këtë kohë. Kam kohë që luaj me këtë modul dhe ekipi është përshtatur me këtë modul. E kam provuar me Roshin, por kam frikë se skuadra mund të humbasë me rikuperimin.”/Panoramasport