Marrëveshja Kosovë-Serbi, Shehu ‘shigjeton’ keq Ramën: Hajdut që bërtet kapeni hajdutin…

0
139

Ish-ministri i Jashtëm, Tritan Shehu në një reagim në rrjetet sociale për marrëveshjen Kosovë Serbi ka drejtuar gishtin nga kryeministri Edi Rama, duke i kërkuar atij që të mos e përdorte për polemika.

Teksa i përmend kryeministrit Rama katër çështje kryesore, Tritan Shehu e pyet nëse do të vendosë ambasadën e Shqipërisë në Jerusalem.

POSTIMI:

Rama me marrëveshjen e Washingtonit si “hajduti qe bertet kapeni hajdutin”!

Do të ishte më mirë që Kryeministri mbasi ta përshëndeste atë marrëveshje të mos tentonte ta përdorte për polemika, por nuk ke çfarë bën kur të “djeg”!

Duke dëgjuar dje Z.Rama qe morri “guximin” për te mbrojtur te pa mbrojteshmen dhe te akuzoje te pa akuzueshmit nepermjet asaj, kur i vetmi qe mund te akuzohet eshte ai vete, dua t’i them:

—Se pari ato elemente te diskutueshem aty jane pasoje e politikave te tij te mbrapshta, qe ne keto vite zbehen pozicionin e Shqiperise, lidhjet tona me Perendimin e aleatet kryesore, duke i kaluar Vucic rolin paresor per stabilitetin e Rajonit.

—Ju po falenderoni me te drejte sot Presidentin Trump, por mos harroni cfare keni thene per ate duke tentuar te interferoni ne zgjedhjet e atij vendi epiqender e demokracise, si dhe “hijet” qe mund te kene lene ato veprime aventureske.

—Nqs aty flitet per “Shengenin Ballkanik”, nuk flitet per ate inisiative te Vucicit tellalli i se ciles ju u bete. Ndryshimi thelbesor eshte se ju dhe Vucic ne mareveshjen e Nishit e late ne hije Kosoven duke e futur tek entiteti i “Jugosllavise se Re”.

Presidenti amerikan e imponoi ate si identitet te pa varur, dhe kjo eshte krejt e kunderta e programit Vucician te proklamuar nga ju.

—Z. Kryeminister, ju si struci anashkaloni gjithashtu dicka thelbesore aty, ju vertet mendoni se ne ate mareveshje u futen rastesisht maredheniet diplomatike Kosove-Izrael, denimi i Hezbullahut, u deklarua hapja e ambasades kosovare ne Jeruzalem apo transferimi i asaj serbe po aty?

Nga sa me kujtohet ishit ju qe denuat ShBA me vote per keto inisiativa e te ngjashme, duke krijuar edhe zullume te tjera te rrezikeshme.
Besoj nuk i keni haruar…ne Washington nuk i harojne!

—Dhe tashti se fundmi desheroj tju pyes, po ju a do ta vendosni ambasaden e Shqiperise ne Jeruzalem?

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here