Nga Edmond Panariti
Fryma e marrëveshjes historike Prishtinë Beograd e arritur në Washington, falë rolit udhëheqës të Shteteve të Bashkuara do të duhet të përparojë dhe të konkretizohet në tokë Evropiane.
Prandaj roli dhe ndikimi i Bashkimit Evropian në hapat politikë që do të duhet logjikisht të pasojnë këtë marrëveshje është thelbësor.
Sëpari liberalizimi i vizave për qytetarët e Kosovës do të ishte “bonusi” Evropian për këtë investim historik Amerikan drejt normalizimit të marrëdhënieve Prishtinë – Beograd. .
Sikundër edhe rritja e presionit të Brukselit për rishikimin e qëndrimeve të pesë shteteve anëtare të cilët ende nuk e njohin Kosovën do të dëshmonte për vendosmëri dhe përkushtim për një zgjidhje të qëndrueshme të marrëdhënieve Kosovë Serbi.
Pritshmëritë dhe shpresat janë të mëdha!