Thashethemet janë një murtajë me e keqe se Covid-19, kështu është shprehur Papa Françesku sot.
Në këtë rast, Françesku u referohej thashethemeve që kanë si qëllim “që të përçajnë Kishën Katolike.”
Gjatë fjalës së tij, Ati i Shenjtë la pas tekstin e përgatitur më herët për t’u fokusuar tek kritikat e tij të shpeshta rreth thashethemeve brenda komuniteteve të kishës dhe madje edhe brenda burokracisë së Vatikanit.
Ai nuk dha specifikat gjatë bekimit të tij të përjavshëm, por vazhdoi deri diku duke thënë se djalli është thashethemi më i madh që po kërkon të ndajë kishën me gënjeshtrat e tij.
“Ju lutemi vëllezër dhe motra, le të përpiqemi të mos bëjmë thashetheme”, tha Papa.
“Thashethemet janë një murtajë më e keqe se Covid. Më keq. Le të bëjmë një përpjekje të madhe: Pa thashetheme! ”
Komentet e Françeskut pasuan një fragment të Ungjillit në lidhje me nevojën për të korrigjuar të tjerët privatisht kur ata bëjnë diçka të gabuar.
Hierarkia katolike ka kohë që është mbështetur në këtë “marrëveshje” vëllazërore mes priftërinjve dhe peshkopëve për t’i korrigjuar ato kur gabojnë pa transmetuar probleme në publik.
Të mbijetuarit e abuzimit seksual nga ana e klerit, kanë thënë se kjo formë e qortimit privat ka lejuar që rastet e abuzimit të shtohen.