Reagim epik nga Maliqi: 25 prilli, dita e fundit e rilindjes së krimit dhe e fitores së opozitës…

0
147

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka dekretuar datën 25 prill 2021, për mbajtjen e zgjedhjeve të përgjithshme. Deputeti Lefter Maliqi, thotë se kjo datë është dita e fundit e rilindjes së krimit dhe e fitores së opozitës. Ai bën me dije se vijon takimet në qarkun Berat, ku për të PD-LSI në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale do të jenë koalicioni fitues. “Uroj që ditët e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie, të jenë sa më të shkurtra dhe populli me votën e tij, të zgjedhë deputetë me integritet, një parlament pluralist dhe qeveri demokratike në shërbim të interesave të vendit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes europiane”,- shkruan ndër të tjera Maliqi në facebook.

Postimi i plotë

25 prilli, dita e fundit e rilindjes së krimit dhe e fitores se madhe të Opozitës së Bashkuar, dita e rivendosjes së pluralizmit politik dhe demokracisë. Të dashur miq, nesër në orën 17:00, nis seanca e parë në sesionin e ri Parlamentar. Sipas ndryshimeve në kod dhe zgjedhjeve normale në 25 prill, mbeten dhe 20-25 seanca deri në shpërndarjen e parlamentit dhe zhvillimin e zgjedhjeve të reja parlamentare.

Si pjesë e këtij parlamenti, fatkeqesisht të kapur dhe pa integritetin e duhur, kam qenë zëri juaj duke qenë tepër kritik me funksionimin, procesin e votimit në parlament, duke e kthyer në shërbim të interesave të rilindjes, duke votuar disa ligje antikushtetuese për PPP-te, KÇK, antishpifjen, komisionin hetimor farsë për shkarkimin e presidentit, ndryshimet kushtetuese duke cënuar rëndë marrvëshjen politike të 5 qershorit në rezidencën amerikane, si dhe kritik i ashpër me qeverinë, e cila ç’populloi vendin, e varfëroi, kanabizoi, mashtroi qytetarët, i futi në panik, burgosi të varfër e opozitarë, kapi institucionet, zhvilloi zgjedhje moniste lokale, la vendin pa gjykatë kushtetuese dhe të lartë e plot abuzime korruptive me oligarkët etj etj.

Ju garantoj që dhe këto seanca të fundit në parlament, komisione, media, konferenca, do te jem vetëm zëri juaj dhe i ashpër me këtë qeveri të paaftë e të korruptuar. Uroj që ditët e këtij parlamenti dhe kësaj qeverie, të jenë sa më të shkurtra dhe populli me votën e tij, të zgjedhë deputetë me integritet, një parlament pluralist dhe qeveri demokratike në shërbim të interesave të vendit, zhvillimit ekonomik dhe të ardhmes europiane.

Opozita e Bashkuar është fituesja e zgjedhjeve të ardhshme për shkak të kalbëzimit të qeverisë rilindase, por dhe për programin e saj ekonomik dhe kandidatët me mbështetje në zonat dhe elektoratin e tyre. Mbetem zëri juaj me plot energji, shpresë e besim pranë jush, në kontakte e takime të vazhdueshme në qarkun Berat, duke dhënë shembullin e ndryshimit dhe fitores së madhe të Opozitës së Bashkuar nga qarku i majtë në Berat, i cili do jetë fitues i padiskutueshëm i PD-LSI, në zgjedhjet parlamentare dhe ato lokale. Ju faleminderit për mbështetjen tuaj. Mirënjohje!

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here