Pak ditë më parë, këngëtarja e mirënjohur Ronela Hajati festoi ditëlindjen.
Ronela u rikthye pas në kohë dhe postoi disa foto nga fëmijëria në rrjete sociale, krahas së cilave shkroi edhe një urim të pazakontë për veten.
“Gëzuar ditëlindjen Ronel! Ti që ke qenë gjithmonë e qeshur, qejflie (shishja me foton e dytë është bosh normalisht), një hap para (me demostrim sërish në foto), që e bo jetën pafund, që do njerëzit më gjithë shpirt, muzikën, dashurinë, pozitivitetin!
Kam punuar për këë ditë prandaj po uroj veten! Të dua shumë Ron!”, shkroi këngëtarja.
Ndërkohë, Ronela ka organizuar një festë madhështore me miqtë e saj.
Ka qenë vetë Ronela, e cila ka ndarë disa video në rrjete sociale, teksa shfaqet e veshur me një fustan të ngushtë pas trupi, dhe ku duket më tërheqëse se kurrë.