Dëshmi tronditëse e një çifti të moshuarish në fshatin Pishë të Fierit, të cilët mbrëmjen e kaluar kanë rënë pre e grabitjes.
Ngjarja ndodhi rreth orës 23:00 të së shtunës teksa çifti kishte rënë për të fjetur. Gruaja, Athinaja tregon se e autorin e ka njohur dhe ka qenë i pamaskuar. Ai i ka kërcënuar me sëpatë dhe i ka kërkuar lekët e pensionit.
“E njohëm autorin, ai na kërcënoi me sëpatë. Na grabiti lekët që do të blinim dru për dimrin. E njohim, e ka shtëpinë afër nesh. Policia e arrestoi në një shtëpi këtu pranë. Ka qenë i dënuar në Itali tani ka dalë nga burgu
E mbante kështu sëpatën….I thashë për sytë e ballit nuk kam lekë të tjera”, tregoi gruaja.
Ndërsa bashkëshorti i saj tha se autori kishte thyer xhamin e derës dhe kishte hyrë brenda.
“Unë jam vetëm me plakën. Ramë në gjumë. Në orën 11 të natës, 11:20 na trokitën në derë. Dolëm në derë pas erdhi prapë përpara, me një sëpatë që kishte në dorë theu xhamin, e hapi vetë çelësin nga brenda. I thashë merri lekët, se kisha frikë mos ishte me njeri tjetër. Ouu frikë, e dëgjoi gjithë lagjja. Shtëpinë e ka këtu, 50 metër”, tregoi ai.