Falja e detit/ Berisha i përgjigjet Ramës: Kreu tradhti kombëtare! Nuk kam falur asnjë milje…

0
111

Ish-kryeministri Sali Berisha deklaroi në emisionin Çim Peka LIVE në SYRI TV se kryeministri Edi Rama shpalosi në Kuvend atë që e quajti fjala kyç e tradhtisë së lartë për faljen e detit.

“Unë dua t’u them shqiptarëve se me këtë deklaratë, ky ka kryer një akt të lartë të tradhtisë së lartë. Me këtë fjalë që mbajti në parlament”.

“Nuk ka një kufi detar të përcaktuar mes Greqisë dhe Shqipërisë. Të gjithë ata që thonë se ka një kufi, përfshi Gjykatën Kushtetuese, gënjejnë, gënjejnë, gënjejnë. Në këtë kontekst, qeveria e asaj kohe dhe qeveria greke ramë dakord të bëjmë përcaktimin e kufirit detar. U arrit marrëveshja, në të cilën u përdor metoda e barazlargësisë, metodë e cila është përdorur në 96 përqind të të gjitha rasteve të ndarjes së kufijve. Pra u përdor metoda kryesore.

Çfarë ndodhi? Filloi përpjekja kundër kësaj marrëveshje, të cilën historia do e provojë se është më e mira që mund të merrte Shqipëria. Në mënyrë absolute nuk kam falur asnjë metër, por jam i bindur se nuk kam marrë maksimumin. Marrëveshja dhe maksimumi nuk pajtohen. Ka një ekspertizë ndërkombëtare që thotë se është optimale,” tha Berisha.

“Në fjalën e Edi Ramës ka një kod të tmerrshëm: nuk po negociojmë marrëveshje,” tha Berisha.

Ai shpjegoi se si ishte diskutuar me palën greke që të shkohej në gjykatë.

“Me hezitim, e pranuan me një kërkesë: të shkojmë në Gjykatën e Hagës dhe jo të Hamburgut pasi kryetari i Gjykatës së Hamburgut është grek. Ra qeveria e Papandreut dhe erdhi qeveria e Samaras. Me Samaras u ulëm në Marsejë dhe i shpjegova si është situata. I thashë që vendimi i gjykatës na detyron këtë gjë. Ramë dakord për gjykatën.

Në gjykatë, nëse pala greke kishte fituar diçka më shumë, pala shqiptare me një avokaturë të mirë, mund ta fitonte. Pranimi nga pala greke i gjykatës ishte një akt shumë serioz dhe i ndershëm. Donin zgjidhje. Ata tregonin se donin zgjidhje.

Këtë gjë trashëgoi Edi Rama nga qeveria jonë. Erdhën këta në pushtet, këta që kishin rrëzuar marrëveshjen. Këta u sollën si rrugeçër me qeverinë Cipras. Rama e ka thënë se u sollën mirë që të përmirësohen më vonë. E lanë, nuk përmendën më as gjykatën dhe as marrëveshjen”.

“Në vend që të shkonte në gjykatë, tha se do negociojë dhe fatmirësisht shkeli nen për nen vendimin e Gjykatës Kushtetuese, përfshi këtu edhe plotfuqinë. Doli zoti Meta, i bëri të ditura shkeljet dhe e bllokoi. Mashtruan palën greke duke shkelur vendimin e Gjykatës Kushtetuese”.

Berisha tha se duke thënë se nuk ka negociata dhe marrëveshje me Greqinë, Rama po pranon se Athinës i lind e drejta të marrë 12 miljet.

“Cilido që lexon ekspertizën e kompanisë amerikane për marrëveshjen e vitit 2019, ka një pjesë që thotë se Shqipëria ka të drejtë të kundërshtojë kalimin e Greqisë nga 6 në 12 milje. Çfarë ka thënë Rama? Nuk jemi në negociata. Kjo është fjala kyç e tradhtisë së lartë. Kështu Greqisë i lind e drejta të kalojë në 12 milje,” tha Berisha.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here