Mashtrimi i radhës/ Denoncim i fortë nga Boçi: Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar…

Ish-deputetit demokrat, Luciano Boçi, ka denoncuar mashtrimin e radhës së kryeministrit Rama për rritjen e pagave të mësuesve, që më shumë është një tentativë në prag të fushatës elektorale për ti joshur politikisht.

‘Mashtruesi i mësuesve

Ka 8 vite që mashtruesi KM vërtitet në takime të stisura me mësuesit dhe përsërit të njëjtin refren:

“Do të rrisim pagat për mësuesit”.

Do t’i rrisim sot, do t’i rrisim mot, do t’i rrisim mot mot. Dhe në fund asgjë!

Mashtron e s’ka turp. Mashtron dhe krenohet që mashtron. Madje ajo që ka ndodhur këto vite është krejt e kundërta:

– U hoqi shpërblimin e festave të fundvitit dhe pagën e 13-të.

– Nuk ka indeksuar prej 8 vitesh inflacionin (6-9% i 2019 ishte hi syve dhe nuk mjafton as për indeksimin) dhe i ka detyruar të kryejnë shpenzime suplementare për kualifikimet, mësimin online e mjete mësimore.

– U ka ulur pagën reale, me shtimet e shpenzimeve për çmimet  e rritura për energjinë, ujin dhe produktet bazike të shportës. Sot një mësues ble më pak produkte se në 2013.

Krahas kësaj, i mashtroi dhe njëherë ata dhe opinionin, duke u thënë se do t’i nxjerrë nga kthetrat e politikës!Domethënë nga kthetrat e veta. A mund ta besojnë shqiptarët këtë, kur në dosjet 339 dhe 184 kanë dëgjuar me veshët e tyre se si kërcënohen mësuesit me vendin e punës, nëse nuk votojnë për PS?!

Ndërkohë, po ky mashtrues e kërcënues:

– Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar në pjesën dërmuese të shkollave dhe tani me shkollën e Partisë së drejtorëve, synon t’i pushtojë të gjitha.

– Ka 7 vite që i trysnon me vendin e punës mësuesit, për vota.

– Ka 7 vite që i ndan në t? majtë e të djathtë, duke instaluar hakmarrjen e ulët ndaj “armiqve” politikë.

Sesi e ka ndërtuar skemën e futjes në kthetrat e politikës të mësuesve ky mashtrues serial, mjafton të sjellëkëtu shembullin e Tropojës, të denoncuar nga një qytetar.

Ja disa nga emërimet 2013-2019, merita e vetme e të cilëve është “kthetra e politikës”:

– Bedri Hyka, emërohet drejtor i shkollës Shipshan ne shtator 2015, komisioner për PS e Rexh Biberin.

– Abedin Kërrnaja, emërohet drejtor në shkollën e mesme Llugaj, pas 2013, komisioner i PS.

– Bujar Hajdarmataj, emërohet drejtor në shkollën e mesme Hoxhë Zogi Zogaj, komisioner i PS.

– Muhamet Vatoci, pas 2013 emërohet drejtor në gjimnazin Asim Vokshi, kryetar komisioni në q.v. 0441, qytet.

– Drita Elezi,  kryetare e komisionit për PS, emërohet drejtoreshë në shkollën Tropojë.

– Shote Basha, emërohet drejtoreshë në një shkollë të mesme, numëruese e partisë. Aktualisht dhe drejtoreshë edhe kryetare e këshillit bashkiak për Ps.

Mashtrimeve të Ramës u ka dalë boja dhe vulën e humbjes e ka të shkruar në ballë.

Mashtrimi i radhës/ Denoncim i fortë nga Boçi: Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar…

Çfarë po ndodh me urbanizimin e Tiranës,

Mashtrimi i radhës/ Denoncim i fortë nga Boçi: Ka 7 vite që mban drejtorë politikë të komanduar…

Rrëfimi i rrallë i Natasha Lako: E

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kërko