Në rajon, Shqipëria më larg mbylljes së epidemisë

0
156
Nga Kastriot Islami 

Nga të dhënat e datës 6 shtator 2020, rezulton se në Shqipëri nga 10255 të infektuar janë ende në trajtim 3833 qytetarë ose rreth 37,4 përqind e të gjithë të të infektuarve…Kurse 316 qytetarë kanë vdekur dhe 6106 janë shëruar. Kur shifra e rasteve aktive afrohet afër zeros dhe qëndron e pandryshuar, atëhere mund të thuhet se pandemia është drejt fundit… Shqipëria është ende larg… përderisa ka ende rreth 40 përqind të infektuar që po trajtohen në spitale apo shtëpi…

Po në cfarë raporti është gjëndja në Shqipëri, krahasuar me vëndet e rajonit, që kanë pasur që nga fillimi i pandemisë në muajin mars 2020 dinamikë të përafërt?

Fatkeqësisht, Shqipëria është më larg fundit të pandemisë sesa vendet e rajonit…madje mund të thuhet se është vendi i fundit me përqindjen më të lartë të rasteve aktive…

Më mirë në këtë aspekt paraqitet situata në Serbi ku numri i rasteve aktive është 544, ndërkohë që numri total i infektimeve ka arritur shifrën 31905…; për rrjedhojë përqindja e rasteve aktive është 1,7 %. Kjo do të thotë (në rast se kjo shifër nuk do të fillojë të rritet) se pandemia duket drejt mbylljes…

Edhe Maqedonia e Veriut e Mali i zi, me vlerat përkatëse të përqindjes së rasteve aktive prej 14,8 % dhe 20,1 % tregon se ka avancuar më shumë se Shqipëria në drejtim të mbylljes së pandemisë… Më afër Shqipërisë është BiH, e cila 28,7 % të rasteve aktive…

Krahasuar më vëndet e rajonit Shqipëria ka edhe përqindjen të lartë për vdekjeve për 100 të infektuar, konkretisht CFR për Shqipërinë është 3,1% dhe me këtë përqindje vendi ynë gjendet i parafundit në rajon. Shifrën më të lartë të CFR prej 4,1 e ka aktualisht Maqedonia e Veriut. Kurse shifrën më të ulët të CFR në rajon e ka Mali i Zi me 2,0 %.

Këto shifra tregojnë jo vetëm nivelin e përhapjes së COVID-19 në Shqipëri krahasuar me vendet e rajonit duke pasur edhe një vlerësim për “mbylljen” e epidemisë… por prej tyre mund të nxirret një përfundim edhe për mortalitetin në Shqipëri, krahasuar me vendet e rajonit…Këto të dhëna do të shërbenin për bërë një vlerësim të masave të marra nga qeveria për të vënë nën kontroll pandeminë, por edhe për nxjerrë përfundime për numrin e lartë të vdekjeve…/Syri.net

Image

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here