Përgjaket autostrada, një i vdekur, një tjetër plagoset…

0
144

Një aksident i rëndë ka ndodhur në autostradën Prishtinë-Pejë dhe për pasojë një person ka humbur jetën, ndërkohë që një tjetër ka marrë lëndime fizike.

Aksidenti ka ndodhur mes një kamioni dhe një autoveture. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Arlinda Rexhepi.

“Me datë 07.09.2020 rreth orës 20:00 në fshatin Arllat, konkretisht në drejtimin Prishtinë- Pejë, është raportuar për një aksident trafiku mes një kamioni dhe një kamionete. Në vendngjarje kanë shkuar njësitë përkatëse policore dhe ekipi mjekësor, të cilët kanë konstatuar vdekjen e një personi, ndërsa një tjetër ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim mjekësor”, tha ajo.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e aksidentit.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here