Nga Elmaz Sherifi
Pas konsultimit me parti politike, Kryetari i Shtetit Meta dekretoi 25 prillin dite te zgjedhjeve parlamentare. Zgjedhjet u caktuan, por akoma nuk kemi Kodin Zgjedhor, per te ditur dy gjera thelbesore.
A do te kete koalicione parazgjedhore dhe cila eshte e drejta e votuesit per te zgjedhur subjektin politik qe deshiron brenda koalicionit, dhe perfaqesuesin e saj ne listen e zgjedhjeve.
Jam i surprizuar nga entusiazmi i deputeteve te “opozites parlamentare”, dhe disa grupime qe do krijojne parti politike, qe trumbetuan “sukses” nismat e tyre per te imponuar maxhorancen parlamentare, qe te pranonte zgjedhjen e deputeteve nga votuesi, ne “listat e hapura”.
Vetem ne Shqiperi ndodh, qe caktohet dita e zgjedhjeve, pa u miratuar Kodi Zgjedhor dhe nuk ka autoritetet te administrimit zgjedhor, sipas marreveshjes se miratuar ne Seline e Ambasadores Kim.
Tani kane mbetur vetem 220 dite per tju drejtuar kutive te zgjedhjeve.
Po si do votoj zgjedhesi. A do e votoj partine qe deshiron, brenda koalicionit zgjedhor, sipas modaliteteve te percaktuara ne marreveshje, apo do po perjashtohen koalicionet parazgjedhore, sipas deshires se Rames, se Kodi Zgjedhor nuk eshte miratuar ?
A do te zgjedh votuesi kandidatin per deputet, sipas deshires se tij, apo do i hiqet kjo e drejte, e do te votoj vetem brenda “vizes” qe do te deshiroj Rama. Sepse ai ka alternative “mos prekjen” nga votuesi te atyre qe ai deshiron. Sipas tij, pasi Rilindja te miratoj listen e kandidateve per deputet, socialisteve u hiqet e drejta te votojne, “nga mesi e larte”, por ata do te kene te drejte, te votojne ne ato qe quhen “listat e hapura”, nga “mesi e posht”, duke u shnderruar ne”listat e perdredhura” !
Keshtu do te duhet te votojne edhe ata, qe deshirojne te shnderrohen ne parti politike, “opozita parlamentare”.
Pra, duhet nje kurs gjashte mujor, per te gjithe zgjedhesit, dhe per administraten zgjedhore, per te kuptuar, se si do te votohet, dhe si do te llogaritet vota !
Kjo eshte “dhurata” qe ofron Rama, per te siguruar mandatin e trete.
Prandaj i ftoi te “fabrika e peshkut, ministrat, deputetet dhe kryetaret e bashkive, qe tu vinte si detyre shtepite qe “te gjalle, a vdekur” te bejne 800 mije vota.
Llogaria eshte e thjeshte. Ai ka hequr dore nga 1 miljon shuplaka per opoziten. Tani, sipas tij, opozita, nuk ekziston me, dhe as populli nuk ka nevoj per te. Opoziten do e bej vete Rilindja, ashtu si po e ben me bashkite e Shqiperise, apo me keshillat popullore te rretheve, njengjyreshe.
Por 800 mije shuplaka duhen per ate pjese te popullit, qe nuk e preferon Rilindjen, dhe nuk ka as sy e mendje te shoh e arsyetoj per mrekullite qe ajo ka sjelle.
Prandaj zgjedhjet le te vijne, ligjin e zgjedhjeve e ben vete Rilindja !