Gucci një ndër kompanitë më të njohur të modës është vënë shpesh herë përballë kritikave dhe debateve lidhur me modelet që përzgjedh për të përfaqësuar firmën.
Kohët e fundit kjo kompani ka zgjedhur imazhin e Ellie Goldstein, një 18-vjeçareje e cila do të jëtë modele në këtë kompani lider me qendër në Paris.
Vajza në fjalë vuan nga Sindroma Down, por kjo nuk e ka penguar atë që të shfaqet si modele jo vetëm tek “Gucci” por edhe në shumë kompani të tjera që përfaqësojnë të bukurën.
Për Goldstein kjo që po i ndodh është një eksperiencë e bukur.
“Xhirimet shkuan vërtet shumë mirë. Unë kam provuar aksesorë të ndryshëm, veshje të shumta. E dashuroj këtë. Jam e mahnitur që kjo më ndodhi mua”, shprehet modelja e zgjedhur nga “Gucci’.
Ndërkohë kompania lider e “Guccit” ka postuar një foto të modeles në rrjetin social “Instagram”. Pas publikimit u pa që imazhi mori rreth 863 mijë pëlqime duke treguar se Goldstein ka lënë një “shije të mirë” tek ndjekësitë e “Guccit”.