Një infermiere në repartin e Pediatrisë në spitalin e Kavajes ka rezultuar pozitive me Covid-19.
Ndërkohë që këtij testi i janë nënshtruar edhe 17 infemierë dhe mjekë të këtij spitali, nga ku kanë rezultuar negativë sipas testeve.
Aktualisht të prekur me COVID-19 në rrethin e Kavajës janë 3 anëtarë të personelit të të gjithë sistemit shëndetësor në nivel lokal të tre në gjendje të stabilizuar.
Nga ana tjetër në Kavajë ka gjithsej mbi 70 persona të infektuar me koronavirus, ku pjesa dërrmuese e tyre janë karantinuar në shtëpi.