Skandali me BMW-në 100 milionëshe të Sandër Lleshajt/ Mjeti që qarkullon pa siguracion…

0
316

Ndërkohë, CNA.al i ka shkuar më tej këtij investigimi, dhe sot sjellim të tjera detaje në lidhje me skandalin, në të cilin është përfshirë Sandër Lleshaj.

CNA.al ka mundur të verifikojë të dhënat në lidhje me këtë targë në Agjencinë e Sigurimit të Automjeteve.

Ky mjet, pra me targa AA 976 UT, nuk figuron i siguruar në asnjë prej kompanive të sigurimeve në Shqipëri, TPL apo Kasko.

  Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Pra, BMW e sjellë nga Gjermania me targa 0 13-31, të cilës i janë vendosur targat AA 976 UT, e cila parkohet para Ministrisë së Brendshme, dhe para parlamentit, sikurse shikohet në fotot më poshtë, por edhe me të cilën qarkullon ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj është e pasiguruar.

    Lleshaj me makinën luksoze, te Kuvendi

Në rast se një mjet në Shqipëri është i pasiguruar, sekuestrohet. Pra, bllokohet nga policia dhe pronari gjobitet.

Ndërsa shembulli që po na jep ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, i cili ka marrë një makinë 100 milionëshe nga Policia e Shtetit, vjen vërdallë dhe pa siguracion.

Nga ana tjetër, CNA.al i është drejtuar me një shkresë zyrtare Drejtorisë së Përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor, në lidhje me mjetin që përdoret nga ministri i Brendshëm.

Por, me një shkresë qesharake, është kthyer përgjigje se këto ishin të dhëna personale.

   Përgjigja nga DPSHTRR

Në fakt ai mjet nuk është personal, por është mjet në përdorim nga Ministri i Brendshëm.

Po ashtu CNA.al i është drejtuar me një shkresë edhe Komisionerit për Të Drejtën e Informimit, që të detyrojë DPSHTRR-në, të japë informacionin e kërkuar në lidhje me mjetin në fjalë.

Por, ndërkohë nga burime zyrtare CNA.al ka mësuar se targat e mjetit janë në pronësi të një tjetër institucioni, por kjo është ende në një proces verifikimi dhe investigimi nga ana jonë dhe gjithashtu jemi duke pritur përgjigjet për kërkesën që i kemi drejtuar Policisë së Shtetit, e cila ka bërë blerjen e mjetit. Ku dhe kanë plasur debate gjatë procedurës së sjelljes së mjetit në Tiranë.

                                      Makina me targa shqiptare, te Ministria e Brendshme

Po ashtu kujtojmë këtu se CNA.al ka raportuar më parë edhe në lidhje me përplasjet me disa institucione, të cilat kanë kundërshtuar blerjen e mjetit luksoz.

Bëhet fjalë për Ministrinë e Jashtme dhe Ambasadën Shqiptare në Berlin, të cilat kanë kundërshtuar blerjen e mjettit.

Po ashtu një person tjetër që ka debatuar ashpër dhe ka kundërshtuar blerjen e këtij mjeti është ish-drejtoresha e Përgjithshme, Aida Hajnaj, e cila tashmë është në krye të BKH-së.

Janë gati 100 milionë lekë të dhëna nga Policia e Shtetit për të blerë një mjet për oficerin e Kontaktit në Berlin. Por, mjeti nuk ka qëndruar në Gjermani, por ka ardhur në Shqipëri.

Pra, mjeti që mban sot Sandër Lleshaj nuk është i Ministrit të Brendshëm. Ai është blerë për oficerin e Kontaktit që ka Policia e Shtetit në ambasadën tonë në Gjermani. Mjeti më pas ka ardhur në Tiranë, sipas fotove të publikuara nga CNA.al është parkuar te Drejtoria e përgjithshme e Policisë.

Dhe më pas mjeti në fjalë është targuar me targa shqiptare, dhe është dërguar në Ministrinë e Brendshme, që të shëtisë rrugëve të Shqipërisë, Sandër Lleshaj.

Një rast flagrant dhe skandaloz ku ministri i Brendshëm qarkullon me një mjet të pasiguruar. Në një rast të tillë një qytetar i thjeshtë do të arrestohej dhe mjeti do të sekuestrohej. Ndërsa ministri i Brendshëm, njeriu që duhet të jetë simbol i zbatimit të ligjit, qarkullon me makinë të pasiguruar.

Ministrin e Brendshëm e kemi për të ruajtur rendin, apo mos vallë e kemi “hajdut” makinash?/ CNA.al

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here