Vasili, takim me Bardhin në PD për zgjedhjen e përfaqësuesve në organet drejtuese të KQZ

0
118

Përfaqësuesit e opozitës në Këshillin Politik, Petrit Vasili dhe Gazmend Bardhi, janë takuar sot në selinë e PD-së lidhur me përfaqësimin e opozitës në tri organet drejtuese të KQZ-së: në Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator;  Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Ky diskutim ka ardhur pasi Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, i dërgoi një letër të gjitha grupeve parlamentare dhe opozitës për ngritjen e këtij Komisioni dhe afati i fundit për propozimin e anëtarëve ishte data 9 shtator, thuhej në letër.

Në letrën e Ruçit thuhej: “I nderuar zoti Kryetar, Bazuar nenin 17 pika 3 të ligjit nr.101/2020 “Për disa shtesa dhe ndryshime ne ligjin nr. 10019, datë 29.12.2008 “Kodi Zgjedhor i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar”, Kuvendi ka detyrimin për të ngritur komision të posa?ëm parlamentar, me përfaqësim propocional nga çdo grup parlamentar, për shqyrtimin dhe përzgjedhjen e kanditaturave të paraqitura për vendin e Komisionerit, anëtarëve të Rregullatorit dhe të KAS-it. Ju bëj me dije se propozimin tuaj për anëtar në komisionin e posa?ëm duhet ta paraqitni pranë Kuvendit brenda datës 09.09.2020″, shkruhet në letër.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve. Organet drejtuese të KQZ-së janë:  Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve; Komisioni Rregullator dhe Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here