Ish-Kryeministri Sali Berisha ka publikuar një video nga inspektimet e Kryeministrit Edi Rama në zonat e rindërtimit. Pamjet janë marrë nga ato që vetë Rama publikon në profilin e tij në Fb dhe është pikërisht ai çasti kur një banore e zonës, me druajtje falenderon Kryeministrin për investimet që po u bën.
“Bravo për rrugën” – i thotë zonja me druajtje dhe si nën zë, shton edhe diçka tjetër, që ia vrenjt befas fytyrën kryeministrit.
Pikërisht ato fjalë të zonjës së druajtur zbulojnë shumë, ndaj edhe Berisha i ka përcjellë me këtë shënim plot ironi:
“Nga seriali: Në çdo premtim, një mashtrim!” Ndiqeni videon e mëposhtme,”