Kryeministrja finlandeze Sanna Marin do të punojë në distancë nga vendbanimi i saj zyrtar,, si një masë paraprake e marrë për shkak të ekspozimit të mundshëm ndaj koronavirusit, njoftoi sot qeveria.
“Kryeministrja ndihet mirë dhe nuk ka shfaqur ndonjë simptomë”, lexohet në deklaratën e qeverisë.
“Vendimi për t’u vetëkarantinuar erdhi pasi një aplikacion i ri paralajmërues, i krijuar nga Instituti finlandez për Shëndet dhe Mirëqenie, ndër të tjera e paralajmëroi Marin-in për një ekspozim të mundshëm ndaj virusit”, sqaroi ajo.
Aplikacioni, i nisur një javë më parë, u shkarkua mbi 1 milion herë ditën pas lëshimit të tij.
Një person që ka rezultuar pozitiv për virusin mund të përdorë aplikacionin për ta ndarë këtë informacion në mënyrë anonime me të tjerët, që kanë qenë në kontakt të ngushtë me të, duke ndihmuar në ndalimin e zinxhirëve të infeksionit.