Vaksina kundër koronavirusit mund të mos mbërrijë menjëherë te të gjithë njerëzit, përpara vitit 2022”, paralajmëron OBSH.
Sipas një prej shkencëtarëve të agjencisë së OKB-së, “vaksina nuk është një formulë magjike që do të mbërrijë në janar dhe do të zgjidhë të gjitha problemet e botës”.
“Do të duhet ende shumë kohë deri sa të arrihet imuniteti i tufës, me rreth 60-70% të popullsisë së imunizuar do të jetë më e lehtë ndërprerja e transmetimit”, u shpreh Soumya Swaminathan.
Numri global i vdekjeve nga pandemia e koronavirusit ka arritur në mbi 900,000, sipas Universitetit Johns Hopkins. Sipas të dhënave, janë më shumë se 27.7 milionë raste të konfirmuara me koronavirus në të gjithë botën.