Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në takim Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Selim Selimi.
“Kreu i Shtetit vlerësoi koordinimin mes partnerëve strategjikë për vijimin e dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga BE, duke theksuar rëndësinë që ka respektimi i të gjitha marrëveshjeve të arritura ndërmjet të dy vendeve. Në fund të takimit, Presidenti Meta shprehu kënaqësinë edhe për numrin e lartë të vizitorëve nga Kosova në Shqipëri gjatë muajve të fundit, duke i dhënë një ndihmë të madhe turizmit dhe biznesit shqiptar gjatë kohës së kufizimeve të lëvizjes për shkak të pandemisë”,- njofton zyra e shtypit e Presidencës.