SHISH te llogaritë bankare?! Juristi Daci: S’ka garanci për të dhënat, anashkalohen gjykatat. Vendoset shteti policor

0
185

Një projektligj i Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë synon krijimin e një regjistri qendror për llogaritë bankare, i cili do të ngrihet nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit dhe do të administrohet nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve. Përmes këtij ligji do i jepët të drejtë SHISH që të ketë akses te llogaritë bankare të 5 viteve të fundit të bizneseve dhe individëve.

Lidhur me këtë ligj, në një prononcim për gazetën “STANDARD”, juristi Jordan Daci deklaron se ligji tejkalon çdo standard kushtetues dhe për më tepër anashkalon gjykata.  “Ky ligj tejkalon çdo standard kushtetues që ka të bëjë me privatisën e individit. Por nuk është kjo vetëm çështja. Dhunimi i saj mund të jetë edhe çështje sigurie për disa persona. E para, ligji ka një prezumim se çdo pasuri është e paligjshme. Bota ka siteme dhe mekanizma të cilat mbi bazën e rriskut, duke pasur parasysh indikatorët për një transaksion të dyshimtë, mund të bëjë një selektim. P.sh ne kemi raportimin për shumën e dhënë mbi 5 mijë euro. Këtu ndodh një problem shumë i madh pasi çdo pasuri prezumohet si e paligjshme.  Nuk ka asnjë protokoll se si do jetë aksesi ,  as se si do asgjësohen të dhënat. Ai ti merr të dhant bankare ty, del që nga to nuk ka asgjë, dhe ai ti regjistron diku. Dhe mund ti shesë, pse jo edhe ti grabisë ato të dhëna. Nuk mund të bësh një ligj që i jep të drejtë SHISH që të hapi llogarinë tënde njësoj si të ishte banka, pa asnjë protokoll, pa asnjë shkak, pa asnjë lloj treguesi. E gjithë bota presuzom se kjo është pjesë privat, por kryesorjs ëhstë te siguria. Ne i dërgojmë paratë në bankë, që të mos na grabisin. Ndërsa kët tani do na hapin bankën e do na grabisin me ligj. Këtu del jashtë loje gjykata, në të gjitha vendet e botës, për këtë lloj aktivitetesh, duhet të jetë gjykata që kontrollon këtë lloj veprimesh. Për më tepër që numri i personave që do ketë akses do jetë tepër i madh. Është njësoj si puna e TIMS-it, ku ne e dimë të gjithë se sa material rrjedhin nga TIMS në duart e gazetarëve dhe individidëve të ndryshëm. Imagjino një rrezik të tillë me këtë ligj.”.

Më tej Daci, tha se ky ligj ka edhe rrezikun tregtar. “Ka njerëz dhe individe që paguajnë brenda sistemit banker njerëz për të nxjerr informacion me karakter konfidencial. Dje për të ashitur më pas te klientët , apo te njerëzit apo konkurentët që kanë interes. Do jetë njësoj si të futesh në Gjendjen Civile, do jetë aq  lehtë të marrësh të dhënat sa individët do jenë në rrezik të përhershëm. Kjo do ketë efekt që njerëzit do tremben dhe nuk di fusin më lekët në mabnkë pasi kanë frikë se do i përgjojnë shteti. Shteti të përgjojë për çdo dyshim që ka, por kur shteti përgjon dhe informacioni personal mund të përfundojë në vende të papërshtatashme, sjell probleme. Ne po na rrjedh sekreti shtetëror, imagjino! Pra kjo do ketë efektin e largimit të njerëzve nga banka.  Kjo do rrisë edhe ekoniminë informale, paranë e pistë dhe do ketë evasion fiskal. E gjithë bota synon që ti tërheqë njerëzit në bankë, me këtë ligj ne do ti largojmë njerëzit nga banka.”

Në fund të prononcimit të tij, juristi Daci tha se problem me ligjin është mbi të gjitha garancia se cfarë do bëhet me të dhënat e individëve.  “Është problemi i garancive. Edhe sot që ne flasim, pa këtë ligj, ka të drejtë të shohin pasuritë bankare të cdokujt. Në qoftë se ka një dyshim, pra një transaksion i dyshimtë, kqa të drejtë që të kërkojë të gjtihë lëvizjet bankare. Dhe kjo bëhet me asgjësimin e materialit në fund, sepse ka rregulla. Por me këtë ligj kjo gjë s’do ndodhë. Do i teket dikujt që ta hapë bankën, duke mos dhënë as llogari pse hyri dhe as dhe se çfarë gjeti. Do jetë fiks si regjistri i kredive. Është një ligj që përveç se nuk është i menduar mirë, është bërë nga një mendje që e sheh shtetin si shtet policor. “.

*STANDARD.AL

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here