Vetëvrasjet nuk zgjidhin problemin!

0
127

Nga Orjola PAMPURI

Vetëvrasjet nuk zgjidhin problemin!

Sot në Ditën botërore të parandalimit të vetëvrsajeve, dua të rikujtoj rëndësinë e shëndetit mendor si një prioritet, i cili dhe duhet të vlerësohet e trajtohet si i tillë. Studime të shumta në mbarë botën, referojnë që depresioni, skizofrenia, crregullimet e ankthit janë patologjitë të cilat kanë qënë shkakatarët kryesorë të tentativave për vetëvrasje apo të vetëvrasjeve.

Mirëqënia e shëndetit tonë mendor jo gjithnjë kërkon medikamente, jo gjithnjë kërkon rehabilitim, por këkron dicka, që mund ta bëjë fare thjeshtë secili prej nesh, VËMENDJE dhe REFERIM, kaq mjafton për të parandaluar një sjellje me risk për vetë personin dhe për ata që e rrethojnë. Pandemia në mbarë botën rriti riskun për agravimin e këtyre patologjive tek personat që trajtoheshin por edhe tek ata të cilëve mund tu duhej vetëm një nxitës i jashtëm për të shfaqur simptoma apo për t’i manifestuar ato edhe deri me sjellje me risk.

Askush nuk është imun nga crregullimet e shëndetit mendor, kush më shumë e kush më pak të gjithë jemi të riskuar. Ndaj shpeshherë duhet të jemi të kujdeshëm në mënyrën se si shprehemi, në mënyrën se si e lëndojmë dikë, mund të bëhemi ne shkakatarë të një sjellje fatale të një personi i cili mund të jetë hiper i ndjeshëm, apo mund të ketë simptoma të fshehura të një patologjie mendore, dhe mjafton një ngacmues i jashtëm për t’i nxitur një sjellje me risk.

Sot nuk duhet të jetë me tabu të referojmë një mik, një të afërm apo veten tek specialistët përkatës. Të kërkosh ndihmë nuk është turp, por është thjesht dëshirë për të jetuar.
Jeta është e shtrenjtë dhe secili prej nesh duhet të gjejë brenda vetes vullnetin për të jetuar, edhe nëse nuk sheh më asnjë arsye, edhe nëse ka humbur çdo shpresë, edhe nëse nuk sheh asnjë dritë në fund të tunelit, ka gjithnjë brenda nesh një arsye për të jetuar, ndaj këtë duhet ta gjejmë vetë por edhe me ndihmën e specialistëve të shëndetit mendor.

Në kuadër të kësaj dite dua të rikujtoj nevojën që ka vendi ynë për qëndra rezidenciale, dhe jo më për spitale psikiatrike, nevojën për promocion të vazhdueshëm për rëndësinë e shëndetit mendor dhe qëndra referimi ku në rastet kur personat nuk përballojnë financiarisht psikoteratinë, kjo të mbulohet nga shteti. Por deri tani asnjëra nga këto nuk ësht marrë seriozisht. Puna e psikologëve në ambjentet e qëndrave spitalore është e vyer, roli dhe prania e tyre është e domosdoshme.

Shëndeti mendor është prioritet, të punojmë sot që të kemi një shoqëri të shëndoshë dhe të sigurtë nesër.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here