Deputetja Grida Duma ka publikuar sot dëshminë e Manjola Cakonit, e cila disa ditë më parë denoncoi në media faktin se nuk i ka kaluar pension pas tërmetit ku humbi vajzën dhe bashkëshortin e saj.
Sipas dëshmisë së Cakonit ajo ka përfunduar në spital për shkak të presioneve, ndërkohë që vetë Edi Rama e ka telefonuar dhe e ka kèrcënuar.
Pas lënies të spitalit ajo është shprehur mes të tjerave: “Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”.
DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, GRIDA DUMA
U përpoqa dje të sjell në vëmendjen e shqiptarëve kalvarin e një historie të trishtë të familjes Cakoni. Është familja që u kthye në simbol të propagandës së Ramës gjatë tragjedisë së Thumanës në tërmetin e nëntorit. Simbol, edhe pse me humbjen e tyre u ngrit një kalvar propagande e Ramës që u shfrytëzua pa asnjë kufij.
Tragjedia e kësaj familjeje e humbjes së jetëve, e humbjes së banesës dhe pamundësisë, po vijon me një tragjedi të dytë. Është ajo e braktisjes së indiferencës nga autoritetet por edhe më shumë. Pasi u keqpërdor në media kjo familje që u kthye në simbol, u la në haresë duke mos iu zgjidhur thuajse asgjë.
Alesio, djaloshi 11 vjeçar, që u përdor si kavie për shown televiziv nga Rama, të cilit nga shtrati i spitalit para kamerave, iu premtua përkujdesje gati-gati si birësim, nuk po kërkon sot gjë tjetër përveçse pensionin dhe një shtëpi.
U detyruan ta kërkojnë këtë në media si mjeti i fundit, sepse u braktisën pacipësisht pas përdorjes së plotë. Por dalja publike e tyre, intervista e tyre, e Manjolës, të ëmës dhe Alesios, për të lërkuar vetëm të drejtën e tyre, e transmetuar nga media me gjithë vërtetësinë e saj shkaktoi një dëm për Edi Ramën, demontoi totalisht serinë e tërë të telenovelës me regji dhe tutorial të tij dhe aktor kryesor Edi Ramën.
E vërteta e tyre i shembi dhe i shkërmoqi plotësisht propagandën duke i treguar shqiptarëve të vërtetën mes ekranit dhe realitetit. Pasditen e ditës së intervistimit të tyre, kur nënë e birë kërkonin veçse të drejtën legjitime, ata patën një ngarkesë emocionale. Po ngarkesës së tyre emocionale, presionit të plotë që nuk ishin mësuar do t’i shtohej dhe një tjetër ngarkesë e rëndë dhe tronditje.
Bëhet fjalë për një telefonatë të rëndë, një telefonatë goditëse, kèrcënuese, një akt poshtërues.
Nëna e Alesios, Manjola duke qenë se kishte jetuar një tronditje të thellë atë ditë, ka përfunduar në serum. Ishte një goditje gati me rrezik për jetën, sepse del në media, tregon të vërtetën dhe jo vetëm kaq. Nën presionin e shumëfishtë përfundon me serume dhe gjatë gjendjes së saj të rënduar psikologjike, ditën e nesërme, ajo rrëfen për një tronditje më të madhe, një tronditje goditëse dhe kèrcënuese për të.
Ditën e nesërme të intervistës së saj, ditën kur ajo ishte ende nën shok dhe traumë nga gjendja shëndetësore, por jo vetëm kaq dhe ju do ta shihni pse, unë e takova Manjolën. Takova Manjolën, qëndrova orë me të dhe ajo më dha një dëshmi tronditëse në momentet e saj më shokante dhe të traumatizuara, një dëshmi të cilën vlen t’ia tregojmë shqiptarëve, sepse vetëm veshi i tyre bëri që kjo grua të mbrohej dhe të mund të mbrohet në vijim. Dhe unë dua dhe duhet të dëgjojmë dëshminë e saj ashtu siç e dëgjova me veshët e mi.
Dëshmia e Manjola Cakonit në bisedë me Grida Dumën:
“Dje dola në televizor dhe tregova hallin tim, shqetësimin tim për vete dhe për fëmijën tim. Dhe kur pashe veten aty u ndjeva shumë keq, dhe pastaj kam shkuar në spital. Shkova në spital. Rrugës kur po vija nga spitali, më merr në telefon dikush nga kryeministria. Përgjigjet mami im, se unë isha e sëmurë dhe i thotë:” Turp të ketë Manjola!” “Turp të ketë Manjola!” Unë nuk besoj se kam bërë ndonjë turp. Kam kërkuar të drejtën time dhe për fëmijën tim. Asnjë gjë tjetër s’dua. Vetëm dua të drejtën time, për vete dhe për fëmijën tim dhe kaq. Ai i kishte thënë: “Edi jam. Edi Rama jam. ”Turp të ketë Manjola për atë që ka bërë sot. ”Unë isha e sëmurë isha me serum, isha shumë keq. Se po të isha në rregull do t’i thoja: Unë nuk kam bërë ndonjë turp, turp ke bërë ti, që më le mua më çove deri në këtë pikë. Sa të arrijë edhe të shkoj në spital. Ndoshta do që të vdes dhe unë dhe të bëhemi tre viktima tamam edhe t’i japësh lekë djalit tim. Kaq kisha”
Ju dëgjuat një dëshmi që po të ishit aty prezent me orë edhe orë të shikonit dramën e kësaj familje e cila nuk ka humbur vetëm bashkëshortin në rastin e Manjolës edhe vajzën 15 vjeçare por më shumë nga familja Cakoni, do të ishit dëshmitarë se çfarë ndodh në këto raste trishtimi. Se si sytë e një nëne nuk kanë frikë vetëm nga presioni, nuk kanë frikë vetëm nga goditja, por kanë frikë t’i përgjigjen nevojës për zgjidhje nga sytë e fëmijëve të vetë, nga sytë e Alesios në atë moment.
Kjo është ajo që pashë unë në sytë e Manjolës që kërkonte zgjidhje që kërkonte mbrojtje. Por shqiptarët besoj dhe shpresoj që te kjo dëshmi të dëgjojnë dhe të dëshmojnë gjendjen që degdisen me të pa mundurit nga kryeministri i tyre deri në kèrcënim, Edi Rama. Bazuar në dëshminë e kësaj nëne, ka kryer në fakt një akt kriminal, poshtërimit kèrcënues.
Kjo familje nënë e birë janë në fakt simboli, jo simboli vetëm i të pa mundurve po simboli i atyre që e kërkojnë të drejtën dhe e gjejnë forcën për të drejtën e vet dhe për këtë arsye e meritojnë për shkak të fatkeqësisë, e meritojnë për shkak të forcës që kanë gjetur për të dhënë dëshminë, për të dhënë të vërtetën nga e para tek e fundit si një mjet i cili duhet ngritur në mbrojtje të vetvetes dhe të fëmijëve.
Sot, kjo familje jo vetëm meriton mbrojtje, jo vetëm meriton pensionin e duhur por meriton solidaritetin dhe forcën e të gjithë atyre që e kuptojnë se çfarë ndodh në këtë vend nëse të vërtetat nuk shfaqen dhe nuk kuptohen ashtu siç janë. Faleminderit!