Ish ministri i brendeshem Fatmir Xhafa, largimi i të cilit nga qeveria ka mbetur ende një mister, ka akuzuar sot kolege të partisë së tij se kanë financuar një fushatë mediatike kundër tij. Ai ka akuzuar ata që “po lodhen duke paguar” TV dhe portale, në një intervistë të gjate në Gazeta Tema.
Mirë po ajo që ben përshtypje është fakti se ndonëse portalet janë të shumëllojshme, televizionet konteollohen të gjitha nga Rama. Atëherë a po sulmohet ish ministri i brendshëm indirekt prej ish shefit të tij? I pyetur drejtpërdrejt ai e ka mohuar këtë, por e ka lokalizuar sulmin tek kolegë brenda PS: ”Kjo e artikujve apo emisioneve të porositur ndaj meje është një teknologji politike e përsëritur të cilën e kam provuar shpesh këto vitet e fundit dhe meqenëse tashmë e di kush qëndron pas tyre, e vetmja gjë që më “shqetëson” është fakti se po lodhen shumë duke premtuar apo paguar” ka thënë ai për Tema. Edhe njëherë ish ministri ka folur me nëntekst duke mos bëre të ditur se kush qëndron pas kulisave të mazhorancës.