Sekretari i Përgjithshëm i Dhomës së Bashkuar të Prodhuesve, Arben Shkodra, i ftuar në “Ekopolitikë” në RTV Ora, teksa foli mbi raportin e fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit mbi klimën e të bërit biznes në Shqipëri, u ndal edhe te pasiguria juridike, apo thënë ndryshe kaosi i krijuar pas reformës në drejtësi.
Arben Shkodra: Siguria juridike e parë në të gjitha dimensionet, është element i rëndësishëm për investorin e huaj, madje edhe për të bindur një individ shqiptar që do të investojë.
Sot kemi një pasiguri kur kërkon të drejtën. Menjëherë në mendjen tënde konfiugurohet gjykata. Do bësh padinë, do e depozitosh, hidhet shorti. Aty ngec, kush gjyqtar do e marrë? Gjyqtarët janë të mbingarkuar dhe këtu rrezikojmë jo vetëm vonesën por cilësinë e gjykimit.
Imagjino një investitor të huaj që nuk flet as shqip? Në vendin e tij bën padinë, për tre ditë mund të gjykohet.
Kush janë kostot? Kostot tona janë të pamasa”.