Vendi ditën e sotme do të shoqërohet nga një mot i qëndrueshëm që për pasojë do të sjellë dominim të kthjellimeve, në pothuajse gjithë vendin gjatë paradites.
Por në vijim, vranësirat do të shtohen duke bërë që në zonat malore të kenë alternime kthjellimesh dhe vranësirash.
Sipas MeteoAlb temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 14°C deri në 38°C.
Era do fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi veriperëndimor, duke krijuar dallgëzim 3 ballë.