Ndërmjetëson krizën greko-turke, apo konsultohet për “Detin”? Rama me Erdoganin, 4 ditë para vizitës në Athinë

0
130

Kreu i qeverisë Edi Rama, pasditen e sotme ka udhëtuar për në Turqi, ku do të takohet me presidentin Erdogan, një vizitë që në fakt është informale.

Nuk dihet qëllimi i vizitës në Turqi, por pas Ankarasë, Rama do të udhëtojë për një vizitë dyditore në Athinë, në cilësinë e kreut të OSBE-së.

Dy vendet, Athina dhe Ankaraja janë në një konflikt të hapur për shkak të përplasjes për çështjen e detit. Në 16 shtator në Athinë do të zhvillohet një konferencë, e cila do të përqendrohet në kohezionin e BE-së, krizën në Mesdheun lindor, emigracionin, menaxhimin e situatës nga koronavirusi, politikën e jashtme dhe sfidat e mbrojtjes, sipërmarrjen, investimet dhe tregun e energjisë.

Nuk dihet nëse vizita e Ramës në Turqi është në rolin e negociatorit, për konfliktin e krijuar mes dy vendeve.

Kujtojmë se me Greqinë, edhe Shqipëria ka çështje të pazgjidhura. Së fundmi, kryeministri grek njoftoi vendimin për t’u zgjeruar me 12 milje në Jon. Ende nuk ka detaje, por në Tiranë ka patur shumë reagime.

Pas Turqisë dhe Greqisë, Edi Rama pritet që të zhvillojë një vizitë në Berlin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here