Gjyqtarja Mimoza Margjeka përplaset me policët! Më çuan në bodrum, është e turpshme. S’mund të bëhet shteti…

0
123

Gjyqtarja Mimoza Margjeka është përplasur me policët, të cilët e kanë shoqëruar këtë mesditë për në Gjykatën e Posaçme, për t’u marrë në pyetje mbi akuzën për korrupsion.

Margjeka kundërshtoi mënyrën e shoqërimit, sipas së cilës nuk ka pasur një police grua, siç e parashikon ligji dhe pretendon se e gjitha është një proces i stisur pasi nuk ka njohur zgjedhjen e Valbona Sakos në krye të Bashkisë së Durrësit.

“Më jep urdhrin e shoqërimit, se nuk e keni, keni bërë shkresa mbrapa. Nuk dinin ku do më çonin, më çuan në bodrum, është e turpshme. S’mund të bëhet shteti kështu”, tha ajo.

Policët i kanë shkuar në shtëpi gjyqtares Margjeka, por kjo e fundit iu ka kërkuar urdhrin e gjykatës për shoqërimin, duke pretenduar se është një urdhër i paligjshëm.

Fillimisht gjyqtarja është dërguar në tunelin e Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas është sjellë te Gjykata e Posaçme, ku po zhvillohet prej disa orësh seanca gjyqësore për të arrestuarit.

Pjesë nga debati i gjyqtares me policët:

Margjeka: Kam 1 vit që pres që këta të vijnë të më arrestojnë. Jam e kënaqur që e bënë.

Polici: Të lutem.

Gjyqtarja: Më jep urdhrin, se i bëni gjërat kështu. Është e frikshme situata juaj. Mos fol mo zotëri, pse flet? Ti bërë punën tënde. Më tregove urdhrin e shoqërimit. Pse i bëni gjërat mbrapa? Ju nuk dinit ku do më çonit, është e turpshme. Më çuan në bodrumin e gjykatës, ju thashë ‘ku më çoni, se kam frikë nga ju’.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here