Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Vlorë, ku një grua ka humbur jetën në spital.
Sipas të dhënave të para nga policia, bëhet fjalë për një 62-vjeçare që dyshohet se ka konsumuar fostoksinë.
Policia Vlorë/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:15, në Spitalin Rajonal Vlorë ka shkuar për ndihmë mjekësore shtetësia F. Ç., 62 vjeçe, banuese në Panaja, Vlorë, e cila më pas ka ndërruar jetë, si pasojë e konsumimit të lëndës së dyshuar fotoksinë.
Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.